12.8 C
Prizren
E hënë, 13 Tetor, 2025

Isa Mustafa mburret me punën dhe me veprimet e veta

Isa Mustafa LDKKryeministri i Kosovës Isa Mustafa, përmes facebookut, edhe sot ka polemizuar, pa ia përmendur emrin, me akademik Rexhep Qosjen.

Mustafa, në adresimin që thotë t’ua ketë bërë qytetarëve nga rrjeti social, thekson se qëndron prapa çdo pune e veprim që ka bërë dhe se mburret me të gjitha ato.

Ja shkrimi i plotë i Kryeministrit Mustafa në Facebook:

Qytetarë të nderuar,

Në cilësinë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës do të përkushtohem me tërë dijen dhe mundësitë e mia dhe të kabinetit qeveritar për ta nxjerrë vendin nga gjendja e rëndë ekonomike dhe izolimi dhe për ta forcuar shtetin ligjor. Kemi shumë për të bërë në hapjen e vendeve të punës, në rritjen prodhimtarisë vendore, në ngritjen e cilësisë së arsimit, në riorganizimin e shëndetësisë, në përkujdesjen sociale për qytetarë që këtë e meritojnë….

Të kaluarën ua lë të merren ata që e kanë bërë profesion të kukasin, të tmerrohen e të lemerisen. Unë nuk do të humbi kohë me ta. Millosheviqin, Rrahman Morinen, Rankoviqin, UDB-en, socializmin e komunizmin, përgjimet, shantazhet, mikrofonat, kamerat, montimet ua le atyre që jetojnë ende me ta dhe kanë dëshirë ti përkujtojnë, sepse i kanë në ADN-në e tyre . E disa, sa u perket veprimeve por edhe krimeve të përfolura nuk janë larg tyre.

Vetit nuk ia fshi as edhe një shkronjë nga biografia ime. I qëndroj mbrapa çdo veprimi dhe çdo pune që kam bërë në të gjitha periudhat dhe mburrem me punën time. Jam ballafaquar hapur me çdo qytetar dhe jam sjellë në çdo rreth si çdo qytetarët tjetër. Çdo gjë që e posedoj, e kam si trashëgimi të familjes sime ose e kam krijuar me punën time dhe të anëtarëve të familjes sime.

Kjo më bën të pavarur që t’i përkushtohem përgjegjësisë të cilën e kam marrë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe të punoj për qytetarin e këtij vendi.

Më Shumë

Prizren/ 4 persona të ndaluar dhe 14 aktakuza për vepra penale

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar për një sërë veprimesh të ndërmarra gjatë ditëve të fundit, që përfshijnë ndalime të personave të dyshuar, kërkesa...

Sonte Serbia – Shqipëria, luhet për histori dhe kualifikim në Botëror

Shqipëria do të luajë sot ndeshjen më të rëndë sishme për kualifikueset e Botërorit dhe përballë do të ketë Serbinë, skuadër kjo që duhet...

Lajmet e Fundit