9.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Isa Mustafa nuk lejon që dega e LDK-së të mbështesë kandidatin e VV-së për kryetar të Prizrenit?

Ditëve të fundit janë intensifikuar takimet ndërmjet drejtuesve të LDK-së dhe LVV-së në Prizren, për një koalicion paszgjedhor për balotazh në Prizren, ku do të garojnë kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj, dhe ai i LVV-së, Mytaher Haskuka, shkruajnë mediat lokale.

Përkundër sinjaleve drejt një marrëveshjeje të mundshme nga drejtuesit e LDK-së dhe LVV-së, një gjë e tillë është bllokuar nga kryesia qendrore e të parës , bëjnë të ditur burime të Televizionit të Prizrenit.

Këto burime thonë se gjatë ditës së djeshme, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka ftuar në një takim kryetarin e degës së partisë së tij në Prizren, Haxhi Avdyli, nga i cili ka kërkuar që LDK në këtë komunë të qëndrojë neutrale në raundin e dytë zgjedhor në Prizren.

Ndryshe, përveç LVV-së, edhe PDK është shprehur e hapur për bashkëpunim me LDK-në në mbështetje të kandidatit të saj për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, duke i bërë ofertë konkrete për ndarje të kulaçit qeverisës./TVPrizreni/

Më Shumë

Në gjendje të dehur shkaktoi aksident në Prizren, i lënduar rëndë dërgohet për tretman në QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident trafiku në Prizren, ku një person në gjendje të dehur me veturë ka goditur një veturë...

Prizreni synon investime gjermane, Totaj pret ambasadorin Rudolph

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me...

Lajmet e Fundit