6.6 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Isa Mustafa: Rexhep Qosja psikopat dhe rrenc

Isa Mustafa LDKPas deklaratës të Rexhep Qosjes i cili e ka akuzuar rëndë kryeministrin e vendit Isa Mustafa, ka reaguar menjëherë Isa Mustafa.

Kryeministri Mustafa ka thënë se Qosja është një psikopat dhe një rrenc.

Më poshtë mund të lexoni reagimin e Isa Mustafës

Rexhep Qosja, qenka tmerruar katërmbëdhjetë herë që unë jam zgjedhur Kryeministër dhe që Z. Thaçi ma ka dorëzuar detyrën. Herën e pesëmbëdhjetë Qosja le të shkojë te psikiatri.

Regjimi i Millosheviqit më ka ndjekur me padi penale dhe fletëarrest për cenim të integritetit territorial të ish Jugosllavisë dhe jam detyruar të dal e të jetoj 9 vite në ekzil, e Qosjen nuk e ka prekur askush në Prishtinë.

Një rrenc i madh, si Rexhep Qosja dhe vetëm një mendje e degjeneruar si e tij, mund të prodhoj vrasës, armiq, ashtu siç kanë prodhuar njerëzit e UDB-as jugosllave, e sigurimit shqiptar. Me këtë logjikë Qosja kallte Shqipërinë në vitin 1997, dhe vazhdoi të sulmojë Ibrahim Rugovën e çdo bashkëpunëtor të tij.

Kur shoh se sa i tmerruar është Qosja, mburrem dy herë më shumë që unë jam Kryeministër i Republikës së Kosovës, sepse nuk kam asgjë të përbashkët me te.

Më Shumë

Bashkimi synon fitoren e radhës në Pejë

Bashkimi synon fitoren e radhës në transfertë ndaj Pejës, në ndeshjen që mbyll javën e 27-të të ProCredit Superligës. Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora...

Dy budallaki dhe një djallëzi

Shkruan Ag Apolloni Para pak ditësh ndodhi një budallaki me një ekspozitë që provokoi protesta. Ishte ekspozitë e bazuar në një monografi për masakrat në...

Lajmet e Fundit