1.9 C
Prizren
E enjte, 1 Janar, 2026

Isa Mustafa, telegram ngushëllimi për familjen Rexhaj

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka dërguar të hënën një telegram ngushëllimi familjes Rexhaj, me rastin e vdekjes së Sefer Rexhajt, anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Prizren.

“E nderuara familje Rexhaj, me rastin e vdekjes së veprimtarit të LDK-së, Sefer Rexhaj, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia dhe strukturave të LDK-së, për humbjen e anëtarit të familjes. Kjo nuk është një humbje vetëm e familjes tuaj, por edhe e LDK-së dhe Prizrenit, pasi që kontributi i Tij, në strukturat e partisë dhe veprimtarisë në përgjithësi, zë një vend të merituar dhe të respektuar.

Dega e LDK-së në Prizren dhe gjithë strukturat e saj do ta kujtojnë Seferin si një veprimtar të devotshëm dhe të palodhshëm, në shërbim të qytetarëve të Kosovës. Kontributi i tij ka lënë gjurmë në strukturat e partisë në Prizren dhe më gjerë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa. /PrizrenPress.com

Më Shumë

Rezultatet preliminare: VV-ja merr 56 ulëse në Kuvend, LDK i humbë 5 vende, PDK një deputet më pak

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare nga numërimi i 95 përqind të votave. Si parti e parë renditet Lëvizja Vetëvendosje, e pasuar...

Durmishi: Rruga Prizren – Tetovë po bëhet realitet

UD ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se projekti i rrugës Prizren–Tetovë po bëhet realitet. Ai në Facebook ka publikuar një video...

Lajmet e Fundit