6.5 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Ish-ambasadori zgjedhet kryetar i PDK-së në Rahovec

Edon Cana, ish ambasador i Kosovës në Bullgari, ka bër publike kandidaturën e tij, për kryetar të Degës së PDK-së në komunën e Rahovecit.

Lajmi e ka bërë të ditur vetë Cana përmes një postimi në Facebook.

“Me punë, përkushtim dhe vizion besoj fuqishëm në rikthimin e madhë të PDK-së në Komunën tonë. Rikthimi i PDK-së aty ku e ka vendin pra në qeverisjën e Komunës tonë do të jetë i mundur falë angazhimit të përbashkët të gjithë atyre që besojnë se Komuna jonë din dhe mund të bëjë më shumë”, shkruan ndër të tjera ai.

Kujtojmë se Edon Cana ishte shkarkuar nga Qeveria Kurti I, nga pozita e ambasadorit.

Postimi i plotë i Canës:

Fillimisht falenderoj strukturat lokale për mbështetjen e dhënë për tu nominuar Kryetar i degës së Partisë Demokratike në Rahovec. Poashtu, dëshiroj të falenderoj strukturat qendrore të Partisë Demokratike dhe Kryetarin e PDK-së z.Memli Krasniqi për këtë mundësi.

Partia Demokratike e Kosovës i ka rrënjet e thella në Komunën e Rahovecit duke filluar nga lufta çlirimtare dhe duke vazhduar deri më sot falë angazhimit të palodhshëm të aktivistëve të devotshëm dhe të shumtë ndër vite, të cilët i falenderoj nga zemra dhe u jam mirenjohes.

Deshiroj të shfrytëzoj rastin të falenderoj gjithë Kryetaret e Degës së PDK-së nga themelimi i degës e deri më sot për punën dhe kontributin e tyre.

Partia Demokratike e Kosovës dega Rahovec ka reflektuar nga rezultati i fundit dhe ka kuptuar nevojën për reforma të thella të cilat duhet të jenë në perputhjet me pritjet e qytetareve duke ndërtuar një sistem meritokratik brenda partiak, sistem i cili do të prodhoj kuadro më të mira për ta qeverisur jo vetem partinë por nesër edhe Komunën.

Me punë, përkushtim dhe vizion besoj fuqishëm në rikthimin e madhë të PDK-së në Komunën tonë. Rikthimi i PDK-së aty ku e ka vendin pra në qeverisjën e Komunës tonë do të jetë i mundur falë angazhimit të përbashkët të gjithë atyre që besojnë se Komuna jonë din dhe mund të bëjë më shumë.

Rahoveci ka potencial dhe kuadro që Komuna jonë të jetë njeri prej vendeve më atraktive për të jetuar në Kosovë. Kemi nevojë për një momentum i cili krijon sinergji për të bërë ndryshimin e duhur.

Më Shumë

Kastrati përkujton 27-vjetorin e Masakrës së Burimit: Plagë e hapur që kërkon drejtësi

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me bashkëpunëtorë dhe përfaqësues institucionalë, kanë përkujtuar 27-vjetorin e Masakrës së Burimit, një ndër ngjarjet...

27 vjet nga Masakra e Pastaselës, kujtohen 106 viktimat e pafajshme

Sot janë bërë 27 vjet nga Masakra e Pastaselës së Rahovecit, një nga krimet më të rënda të luftës në Kosova, ku më 31...

Lajmet e Fundit