0.3 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Ish-drejtori i administratës në Prizren thotë se as nuk ka blerë e as shpërndarë laptopë për asamblistë

Ilir Baldedaj, ish-drejtor i Administratës në Komunën e Prizrenit, të enjten, ka thënë se as nuk ka pranuar, e as dorëzuar laptopët për asamblistët e kësaj komune, me arsyetimin se nuk kishte qenë kompetencë e tij, por e komisionit mbikëqyrës të kontratës.

Baldedaj po akuzohet se kishte shpërndarë laptopë dhe çanta për asamblistët e Kuvendit Komunal të Prizrenit, në sasi prej 40 copë nga sasia totale prej 43 pa kusht që kjo pasuri shtetërore të kthehet pas përfundimit të mandatit publik, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të tij, avokatit Engjëll Rexhepi, i akuzuari Baldedaj tha se në kohën kur ishin zhvilluar procedurat e tenderimit për blerjen e 43 laptopëve ka ushtruar pozitën e drejtorit të administratës.

I pyetur se kush kishte vendosur që të zhvillohet kjo procedurë e tenderimit, ai tha se kjo procedurë i kishte paraprirë një kërkese të kryesuesit të asamblesë komunale.

“Pas kërkesës së kryesuesit të asamblesë komunale dërguar kryetarit të komunës, kryetari i komunës ka aprovuar dhe ka marrë konkluzion për zhvillimin e procedurave tenderuese që i ka zhvilluar zyra e prokurimit që është në kuadër të zyrës së kryetarit të komunës”, tha i akuzuari.

I akuzuari tha se gjatë tërë kësaj procedure të tenderimit nuk kishte pasur asnjë rol, përveç që ka lejuar një pagesë pas rekomandimit të komisionit mbikëqyrës.

“Pasi që janë zhvilluar procedurat nga zyra e prokurimit është bërë nënshkrimi i kontratës mes zyrtarit të prokurimit dhe firmës së kontraktuar, ku në kuadër të kontratës ekziston një organ mbikëqyrës i asaj kontrate, që unë nuk kam pasur të bëjë asgjë përveç që kam lejuar një pagesë pas rekomandimit të komisionit mbikëqyrës të asaj kontrate”, tha ai.

Ai shtoi se të emëruarit politik nuk e kanë të drejtën me qenë pjesë e komisioneve.

Në fund të mbrojtjes së tij, i akuzuari tha se nuk ka qenë ai personi që ka blerë e as dhënë laptop dhe po ashtu nuk e ka pasur të drejtën të kërkojë rikthimin e tyre nga asamblistët, sepse me Ligjin për financa, me rregulloren, kryetari i komunës menaxhon me pasurinë financiare dhe jofinanciare.

Paraprakisht, në fillim të seancës, trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Xheladin Osmani, e ka refuzuar propozimin e mbrojtjes që të shiqohet dhe administrohet si provë një CD nga një mbledhje e Kuvendit Komunal të Prizrenit, me arsyetimin se e njëjta edhe sikur të administrohet nuk ka relevancë në këtë çështje penale.

 

Seanca e radhës është caktuar që të mbahet më 8 korrik 2022.

Ndryshe, sipas aktgjykimit që ishte shpallur nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyaktësi Xheladin Osmani, më 15 janar 2021, i akuzuari Ilir Baldedaj ishte shpallur fajtor për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, për çka ishte dënuar me 10 muaj burgim efektiv, mirëpo Gjykata e Apelit e kishte kthyer rastin në Rigjykim.

Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore Prizren, të ngritur më 21 gusht 2019, i pandehuri Ilir Baldedaj, akuzohet për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Baldedaj, akuzohet se më 13 maj 2018 e deri më 22 maj 2018, në cilësinë e personit zyrtar si drejtor i Administratës në Komunën e Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare apo autoritetin zyrtar nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari ka bërë shpërndarjen e pasurisë jofinanciare, laptopë dhe çanta të tyre, për asamblistët e Kuvendit Komunal të Prizrenit, në sasi prej 40 copë, nga sasia totale prej 43 sosh dhe në vërtetimin mbi pranimin e laptopëve të nënshkruar nga asamblistët me rastin e pranimit të pasurisë së tillë, nuk figuron kushti që kjo pasuri shtetërore të kthehet pas përfundimit të mandatit publik.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Baldedaj ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë si dhe Rregulloren e Ministrisë së Financave, nr.02/2013 për menaxhimin e pasurisë jofinanciare në organizata buxhetore.

Në aktakuzë thuhet se për tre laptopë të tjerë nuk ka prova se ata u janë shpërndarë personave për të cilët kanë qenë të destinuar, me ç’rast thuhet se me këto veprime i akuzuari, buxhetit të shtetit i ka shkaktuar dëm në vlerë prej 19 mijë e 350 euro.

Ndryshe, Ilir Baldedaj edhe në një rast tjetër akuzohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ai më 25 maj të vitit 2018, si ish-drejtor i Administratës në Komunën e Prizrenit, ishte dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht, në rastin ku akuzohej se gjatë periudhës gusht 2015 – dhjetor 2016, duke vepruar në cilësinë e drejtorit të Administratës Komunale të Prizrenit, ka lidhur kontrata në mënyrë të paligjshme me tri televizione lokale për të reklamuar shërbimet komunale. /BetimipërDrejtësi

She?nim: Personat e pe?rmendur ne? ke?te? artikull konsiderohen të pafajshe?m, pe?rvec? ne?se nga gjykata ve?rtetohet se janë fajtore? me vendim te? forme?s se? prere?.

Më Shumë

192 vjet nga lindja e prijësit ushtarak Haxhi Zeka

Haxhi Zekë Byberi, i njohur si Haxhi Zeka, ka qenë ndër organizatorët e Lidhjes së Prizrenit dhe përkrahës i krahut autonomist të saj, drejtues...

Haxhi Shala e Sabit Januzi pranojnë akuzën se frikësuan një dëshmitar

Haxhi Shala dhe Sabit Januzi pranojnë akuzën e frikësimit të një dëshmitari dhe pengimit në marrëveshje për pranimin e fajësisë me Zyrën e Prokurorit...

Lajmet e Fundit