10.7 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

Ish-drejtori i Sali Asllanajt ‘nuk ka para’ për avokat, kërkon një nga gjykata

Ish-kryetari i komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, ka dalë sot para gjykatës në prizren për t’u përgjigjet në lidhje me një aktakuzë rreth transportit të nxënësve në një fshat të kësaj komune gjatë kohës sa e drejtonte atë.

Në seancë, prokuroja e rastit Ervehe Gashi, pas leximit të aktakuzës i propozoi gjykatës që gjatë shqyrtimit gjyqësor të administrohen dhe të lexohen edhe 33 prova materiale të cilat, sipas saj, do ta vërtetojnë gjendjen faktike të përshkruar në aktakuzë.

Sali Asllanaj, ish – kryetar i Suharekës tash i angazhuar këshilltar i LDK-së në asamblenë komunale, pas leximit të aktakuzës, në pyetjen e gjyqtarit Artan Sejrani se a e pranon fajësinë për veprat penale që ngarkohet sipas aktakuzës, i njëjti shkurt u deklarua me ”Jo”.

I akuzuari Sherif Berisha, ish – Drejtor në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Suharekë, tashmë i papunë, theksoi se është i gjendjes së dobët ekonomike, andaj kërkoi nga gjykata t’i caktojë një avokat sipas detyrës zyrtare.

Kur u pyet për akuzat, ai u deklarua se ndihet i pafajshëm.

Edhe i akuzuari Milazim Hajdarit, në cilësinë e drejtorit të ShFMU “Bajram Curri” të Nishorit, nuk e pranoi fajësinë për veprën penale që i ngarkon aktakuza.

Gjyqtari Artan Sejrani, caktoi datën 21 dhjetor, kur do të mbahet shqyrtimi i dytë, deri kur mbrojtësit e të akuzuarve avokatët Sehad Halitaj, avokat Brahim Sopa, dhe avokat Blerim Bajrami kanë afat t’i paraqesin kundërshtimet e tyre për provat dhe mund të paraqesin kërkesë për hedhjen e aktakuzës.

Tre të akuzuarit, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore Prizren, akuzohen për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoriteti zyrtar.

Në lidhje me këtë rast, Asllanaj ishte deklaruar për KALLXO.com duke theksuar se kjo aktakuzë është e paqëndrueshme pasi, sipas tij, komuna e ka pasur për detyrë të sigurojë transportin e nxënësve të fshatit Nishor.

“Prokuroria e ka hapur këtë rast për një kontratë me një OJQ në lidhje me transportin e nxënësve të fshatit Nishor. Unë mendoj se hapja e kësaj aktakuze është e paqëndrueshme sepse ne e kemi pasur për detyrë t’i sigurojmë transportin këtyre nxënëse nga fshati”, kishte thënë ai.

Më Shumë

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

Ish-drejtori i Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prizrenit, Fejzë Kabashi, garon me numrin 20 në listën e LDK-së për Kuvendin...

200-vjetori i lindjes së Pashko Vasës, ideologut të Rilindjes Kombëtare

200 vjet më parë lindi ideologu i Rilindjes Kombëtare, Pashko Vasa. Me këtë rast Bashkia Shkodër, Biblioteka Publike e qytetit si dhe institucione të tjera...

Lajmet e Fundit