Ish-gjyqtari i Kushtetueses: Kurti ka talent të tepruar

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka thënë se është dukur shumë negative ndërhyrja e organeve ekzekutive tek organet gjyqësore.

Ai foli edhe për replikat e kryeministrit  të vendit, Albin Kurti, që i bëri sot në kuvend rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për KPK-në.

Kryeziu tha se tek Kurti e sheh një talent të tepruar, e që sipas tij, i bën dëm vetes.

“Kryeministri tash e shoh që e ka një talent të tepruar. Tepër është i talentuar në këto çështje, të cilat e dëmtojnë atë sepse Gjykata Kushtetuese përbëhet prej nëntë gjyqtarëve dhe ata janë të votuar në parlament”, është shprehur Kryeziu në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, ai tha Gjykata Kushtetuese s’bën të preket, teksa shtoi se disa raste që janë dërguar nga VV-ja pikërisht në Kushtetuese i kanë fituar ata e disa i kanë humbur.

Më Shumë

Rahoveci ndan Medaljen e Lirisë në Ditën e Çlirimit

Me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Komunës së Rahovecit, do të mbahet ceremonia solemne e ndarjes së Medaljes së Lirisë, në...

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje 78 vjeçarin në Prizren

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur dje në Prizren. Në raportin e PK’së, thuhet se, viktima, ishte dërguar...

Lajmet e Fundit