1.4 C
Prizren
E premte, 27 Dhjetor, 2024

Ish-inspektori i ndërtimit në Prizren deklarohet i pafajshëm për keqpërdorim detyre

Në shqyrtimin fillestar të mbajtur të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ish-inspektori i ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Nexhmedin Musliu, nuk e ka pranuar fajësinë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Genc Nixha, i akuzuari Musliu ka deklaruar se nuk e pranon fajësinë për veprën që i vihet në barrë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Përfaqësuesi i palës së dëmtuar, Komunës së Prizrenit, avokati Blerim Mazreku theksoi se i mbështet në tërësi pretendimet e prokurorit Nixha, duke shtuar se e konsiderojnë vetën të dëmtuar dhe nëse vërtetohet fajësia e të akuzuarit, atëherë tha se do të parashtrojnë kërkesë pasurore juridike edhe në kontest të rregullt.

Pas deklarimeve të palëve, gjykatësja Teuta Krusha e njoftoi të akuzuarin lidhur me afatin për paraqitjen e kërkesës për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, kurse seancën e radhës e caktoi për 11 shtator 2020, në ora 10:00.

Ndryshe sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të përpiluar më 14 janar 2020, Nexhmedin Musliu po akuzohet se prej 7 nëntorit 2014 e deri më 18 maj 2016, në cilësinë e personit zyrtar dhe atë si inspektor i ndërtimit në Komunën e Prizrenit, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete apo personin tjetër, duke i shkaktuar dëm personit tjetër, nuk i ka përmbush detyrat zyrtare të tij të përcaktuara me ligj.

Sipas aktit akuzues, Musliu ka qenë përgjegjës për inspektimin e ndërtimeve në rrugën “Muhaxherët” – zona e “Qylhanit” në Prizren, por i njëjti nuk ndërmerr veprime për rrënimin e ndërtimit pa leje të bërë në kundërshtim me ligjin për ndërtim, planin zhvillimor urban të komunës dhe lejeve të ndërtimit të Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor të Komunës së Prizrenit.

Tutje, në aktakuzë thuhet se investitorëve Ruzhdi Fandaj dhe Tahir Haziraj u kanë mundësuar që në mënyrë të pakontrolluar të vazhdojnë ndërtimet e katit të tretë dhe të katërt të shtëpisë individuale, duke bërë konstatimin formal të gjendjes faktike në procesverbale.

I pandehuri Musliu, sipas aktakuzës, asnjëherë nuk e ka zbatuar masën e rrënimit edhe pse ka qenë i obliguar për një gjë të tillë, duke i sjell përfitim investitorëve, ku ka dëmtuar infrastrukturën e qytetit në zonën e ndërtimit në “Qylhan” të Prizrenit.

Ndryshe, Nexhmedin Musliu është i akuzuar edhe në disa raste të tjera, që lidhen me veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Nis sonte Big Brother, çfarë pritet të ndodhë

Big Brother VIP nis sonte edicionin e katërt. Formati do të drejtohet nga moderimi i Ledion Liços, krah të cilit do të qëndrojnë dy...

Përfundon stinori vjeshtor, Rahoveci dimëron në vendin e parë

Me tri ndeshje të zhvilluara të enjten, ka përfunduar stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Skuadrat favorite nuk kanë...

Lajmet e Fundit