Ishte njëherë

Sahit Osmani

Ishte njëherë një dashuri
Plot shkëlqim e dritë
I dehur isha nga hir i saj
S’më le zemra ta humb sot
Zërit, heshtja m’i përgjigjet
Duke fshehur dhembjen time
E unë kot gënjej vetveten
Me kujtesen për të largmen
Sytë e saj mu bën të mitë
Të kësaj bote që jam ende
N’shuarje errësira fiton dritë
Atë që kemi më të shenjtë
I mbërthyer jam në rreth
Humbur jam s’ka rëndësi
Na ishte njëherë në jetë
E fshehtë që as vet s’e di
Fytyra e saj thellë në shpirt
Herë pas here do më shfaqet
Pa i humbur shembëlltyrat
Pa i shuar asnjëherë çastet

Më Shumë

27 vite pas hyrjes së NATO-s në Kosovë, trupat gjermane kaluan përmes Kukësit

Mes mikpritjes, bujarisë, humanizmit, por edhe vështirësive të shumta që kaloi populli i Kosovës me banorët e Kukësit në tre muajt e pranverës së...

Nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë

Të martën, 16.06.2026, ka nisur zyrtarisht faza e rikonstruktimit të rrugës rajonale R110 Arllat–Malishevë, segment i cili lidh komunat e Drenasit dhe Malishevës. Në ceremoninë...

Lajmet e Fundit