14.5 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

Islam Ukaj shpalos ofertën e PDK-së në Velezhë dhe Shpenadi

Kandidati i PDK-së për kuvendar të Prizrenit,Islam Ukaj, bashkë me kandidatin për kryetar të Komunës, Shaqir Totaj, ka takuar banorët e fshatit Velezhë dhe Shpenadi.

Ai, ka ofruar ofertën e tij politike.

“Zhgënjimi i banorëve të këtij regjioni për qeverisjen në ikje është tejet i madh. Qeverisja aktuale e udhëhequr nga VV dhe kryetari Mytaher Haskuka, nuk ka investuar mjaftueshëm as në këtë lokalitet, për nevojat e qytetarëve”.

“Ne shpalosëm para tyre, ofertën tonë politike, e cila vlerësohet gjithandej si alternativa e vetme, për daljen nga kjo katraturë që e ka kapluar Prizrenin në këto 4 vite keqqeverisje”.

“PDK, gjatë qeverisjes së saj, ka investuar shumë, edhe në këtë pjesë për rregullimin e fshatrave si në: infrastrukturë, ndriqim, kanalizim etj, ndërsa ne edhe pas rikthimit në pushtet pas 17 tetorit, do të investojmë akoma më shumë, në të gjitha lagjet dhe fshatrat pa dallim, në tërë territorin e Komunës së Prizrenit”.

#VotoPDK177
#VotoShaqirTotaj
#BashkëpërPrizrenin
#VotoIslamUkaj4

Sponsorizuar

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe teksti

Më Shumë

Malisheva nis përgatitjet për Epopenë e UÇK-së

Këshilli i Drejtorëve i Komunës së Malishevë ka zhvilluar mbledhjen e rregullt, ku në fokus të diskutimeve ishte organizimi i manifestimit tradicional “Epopeja e...

OVLUÇK-ja: E papranueshme dhe fyese që kategoritë e dala nga lufta s’u ftuan në Kuvend për seancën kushtuar ‘Epopesë së UÇK’-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së përmes një reagimi publik ka thënë se është e papranueshme dhe fyese që në seancën solemne për...

Lajmet e Fundit