2.8 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Islanda heq dorë nga BE

Islanda15-13Islanda heq dorë nga synimi për të qenë vend anëtar i Bashkimit Europian. Vendimi i qeverisë u bë publik në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme islandeze.

Arsye nuk jepen, por ky hap pritej prej kohësh. Islanda nuk pajtohet veçanërisht me politikat europiane të peshkimit. Kjo industri zë vendin kryesor në ekonominë vendase.

Por Bashkimi Europian ka përcaktuar kuota shumë herë më të ulta sesa kapaciteti aktual i prodhimit të Islandës.

Rregullat europiane nuk lejojnë eksportin jashtë kuotave të lejuara, ndaj dhe peshkatarët detyrohen ta rihedhin prodhimin në det.

Pasi dorëzoi kërkesën për anëtarësim në vitin 2009, Islanda nisi negociatat për pranimin në Bashkimin Europian.

Por euroskeptikët, të ardhur në pushtet në 2013-ën, ndërprenë bisedimet me arsyetimin se me marrëveshjet e nënshkruara deri më tani, Islanda gëzonte pjesën më të madhe të privilegjeve të një vendi anëtar.

Ndër të tjera, republika ishullore ka nënshkruar me Bashkimin Europian, marrëveshjen për tregtinë e lirë dhe është pjesë e hapësirës së lëvizjes së lirë Shengen./Tv Klan/

Më Shumë

Trepça fiton Kupën e Kosovës për herë të pestë radhazi

Trepça ka fituar Kupën e Kosovës në basketboll për herë të pestë radhazi, pasi në finale mposhti Bashkimin me rezultat 91-72. Ndeshja u zhvillua në...

35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

Sot shënohen 35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha në qendër të Tiranës, një ngjarje që hapi për Shqipërinë një epokë...

Lajmet e Fundit