11.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Ismajli garanton vlerësim profesional të shkaqeve të shpërthimit në KEK

Fadil IsmajliMinistria e Zhvillimit Ekonomik ka treguar se në tragjedinë e KEK-ut, ka pasur një reagim të shpejtë të Policisë, Zjarrfikësve, Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave dhe Qendrave të Mjekësisë Familjare dhe QKUK-së, ndërsa në kohë është bërë evakuimi i personelit nga të gjitha repartet e Bllokut A dhe aktualisht nuk ka rrezik.

Kjo ministri, përmes një njoftimi për media, po ashtu garanton se do të bëhet një vlerësim profesional i shkaqeve të shpërthimit, ndërsa nënvizon se çdo tendencë për të shfrytëzuar këtë tragjedi për përfitime të cilitdo lloj është jashtë parimeve humane e morale.

E në vazhdim të njoftimit, kjo ministri shpreh solidaritet për familjarët e viktimave dhe të lënduarve në tejkalimin e kësaj gjendje.

“Ministri Fadil Ismajli me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka përcjellë më për së afërmi situatën dhe masat e marra nga institucionet përkatëse për t’i ardhur në ndihmë punëtorëve. Ministri Ismajli gjithashtu ka vizituar punëtorët e lënduar në QKUK, nga ku janë liruar të gjithë pas trajtimit, përveç njërit që vazhdon trajtimin por pa rrezik jete dhe duke bashkëndjerë dhimbjen për humbjen e bashkëpunëtorëve do të vazhdojë të përcjell me vë mendje të veçantë këtë situatë”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Vazhdon aksioni për pastrimin e ambientit në Malishevë

Ka vazhduar sot dita e dytë e aksionit “Për Malishevën e pastër”, i cili po zhvillohet në kuadër të muajit të pastrimit të ambientit...

Delirium

Nga Mimoza Ahmeti I thyer, i errët, i vrertë, qëndroj, dritëlëshoj, mjaltë rrjedh nga vrujet e mia. I thyer në pikën më të dobët, të të mbeturit vetëm, që askujt s’i sjell...

Lajmet e Fundit