17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Isufi: Lista Serbe jashtë Qeverisë

AhmetIsufi-AAKNënkryetari i AAK-së , Ahmet Isufi mendon se Lista Serbe, pjesë e koalicionit qeveritar, nuk duhet të jetë më në Qeveri, nëse nuk i përgjigjet Kushtetutës dhe Ligjeve të Kosovës.
Isufi thotë se Kryeministri Isa Mustafa duhet t’i ketë nën kontroll ministrat e tij, në mënyrë që ata të punojnë konfrom ligjeve të Kosovës dhe jo të veprojnë me urdhra të Beogradit.

“Ne konsiderojmë se të gjithë ata që marrin pjesë në Qeverinë e Kosovës duhet t’i përgjigjen Kushtetutës dhe Ligjeve në fuqi. Ndërsa, të gjithë ata që janë kundër këtij orientimi dhe që i përgjigjen politikës së Beogradit, nuk duhet të jenë pjesë e Qeverisë”.

“Kryeministri Mustafa duhet t’i thërrasë Ministrat e tij dhe që të gjithë duhet t’i ketë në raport me Kushtetutën dhe Ligjet e Kosovës, dhe jo t’i përgjigjen një shteti tjetër, duke e kundërshtuar shtetin në të cilin kanë garuar në zgjedhje”, thotë Ahmet Isufi për Politiko.net.

Lista Serbe ka ngrirë pjesëmarrjen e saj në Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës, pas vendimit të Kryeministrit Isa Mustafa për ta shkarkuar Aleksandar Jablanoviqin nga posti i Ministrit për Kthim dhe Komunitete.

Ajo do të vendosë nëse do të jetë pjesë e institucioneve të Kosovës, vetëm pas takimit më 9 shkurt, në Bruksel, mes Kryeministrave Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq.

Sipas Ahmet Isufit, kjo tregon se politika e Qeverisë serbe po ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës.

“Kjo dëshmon se politika e Beogradit po ndërhyn në territorin e Kosovës përmes përfaqësuesve të zgjedhur brenda Kosovës. Kjo nuk duhet të tolerohet më tutje”, tha Isufi. /Politiko.net/

Më Shumë

Zhduket një person në Prizren

Një person ka njoftuar se axha i tij që vuan me probleme të shëndetit mendor ka dalë nga shtëpia e tij dhe nuk dihet...

50 vite karrierë! Shkurte Fejza ndan lajmin e bukur me ndjekësit e saj

Këngëtarja Shkurte Fejza ka dhënë një lajm të bukur për mbështetësit e muzikës së saj. Ajo ka njoftuar se do të mbajë dy koncerte, një...

Lajmet e Fundit