Isufi: Mustafa tradhtoi partnerët dhe elektoratin e LDK-së

AhmetIsufi-AAKNënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi ka vazhduar të kritikojë LDK-në dhe Isa Mustafa ngjashëm si partia e tij.

Ai ka thënë se Mustafa jo vetëm që i tradhetoi partnerët e tij, por edhe elektoratin.

Isufi ka thënë se Mustafa ka manipuluar me elektoratin e tij për pesë muaj pas zgjedhjeve.

“Lakmia personale për poste e ka bë të veten dhe konsideroj se në start ai është dashur të thotë se nuk heq dorë nga pozita e kryeministrit”, ka thënë veç tjarash Isufi në një deklaratë për RTK-në.

Ai ka thënë se si partnerë të koalicionit, nuk ndihen të tradhtuar.

Ai thotë se Mustafa tradhtoi elektoratin e tij.

“Mustafa, më shumë sesa tradhtoi partnerët e tij, e tradhtoi elektoratin e kësaj partie”, ka thënë Isufi për RTK.

“Ashtu siç është një kurorëzim jo i zakonshëm do të përfundojë në një shkuroroëzim jo të zakonshëm”, ka thënë ai.

Më Shumë

Adnan Kanuriq zyrtarizohet te Malisheva

FC Malisheva ka arritur marrëveshje me portierin Adnan Kanuriq, i cili tash e tutje do të jetë pjesë e skuadrës dhe do të mbrojë...

Atdheu me qira

Nga Hatixhe Çollaku-Ademaj  Po shumë m'sysh na ke marrë, e nga dergja mijëvjeçare punët po na ecin zvarrë... Të përhumbur nëpër viset e botës, shqiptarët enden për ekzistencë duke punuar, ndërsa...

Lajmet e Fundit