Italia zhgënjen dhe mbetet në play-off, Zvicra në Botëror

Kthehet makthi i Italisë për t’u kualifikuar në Botëror. Ashtu si përpara Botërorit në Rusi 2018 kur me Ventura, në playoff ndaj Suedisë, skuadra axurre nuk arriti të shkonte në eventin e madh historik, edhe tani, në mars, duhet të kalojë përmes playoff për të shkuar në Katar.

Një zhgënjim total për kampionët e Europës, që në Irlandën e Veriut bllokohen me rezultatin 0-0 dhe Zvicra, në anën tjetër, bombardoi Bullgarinë me rezultatin e thellë 4-0 duke festuar një kualifikim të merituar.

Një kualifikim që erdhi nga këmbët e Jorginho, që humbi penallti vendimtare ndaj Zvicrës. Shaqiri & Co fituan sonte në pjesën e dytë 4-0 me golat e Okafor, Vargas, Itten dhe Freuler.

Më Shumë

Abdixhiku e Osmani kalojnë paraditen në Prizren, takojnë qindra qytetarë

Kandidati për kryeministër i LDK-së dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, kanë kaluar paraditen e kësaj të shtune në qytetin e Prizrenit. Abdixhiku e Osmani...

Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasjes me veturën

Një aksident trafiku është regjistruar sot në rrugën “Gani Saramati” në Prizren, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, duke rezultuar me lëndimin...

Lajmet e Fundit