7.5 C
Prizren
E martë, 21 Tetor, 2025

Iu gjetën armë e fishekë, arrestohet një person në Malishevë

Policia ka njoftuar se një person është arrestuar dje në Malishevë, i dyshuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas njoftimit, policia ka ndaluar veturën e tipit “Hyundai” dhe të 24-vjeçari ka gjetur një pushkë gjuetie të llojit “PROARMI PR 18-01593”, 56 fishekë të të njëjtës armë, 2 thika dhe dy radiolidhje,

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit arma, municioni, thikat dhe radiolidhjet janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Komunikata e plotë:

Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Malishevë, 13 nëntor 2022

Patrulla Policore në kuadër të Stacioni Policor në Malishevë, derisa kishin qenë në pikë kontrolli në zbatim të Planit Operativ, kishin ndaluar veturën e tipit Hyundai dhe në posedim të të dyshuarit Z. D., i lindur në vitin 1998, shtetas i Republikës së Kosovës i cili ishte shoferi i automjetit është gjetur një pushkë gjuetie e llojit PROARMI PR 18-01593, 56 copë fishekë të po të njëjtës armë, 2 thika dhe dy radiolidhje të cilat i dyshuari i mbante në posedim të paautorizuar.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit arma, municioni, thikat dhe radiolidhjet janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Më Shumë

Puna nuk ndalet, Smajl Latifi vazhdon punën për ndërtimin e rrugës Rahovec – Xërxë me katër korsi (video)

Kryetari aktual i Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me dije se puna intensive për ndërtimin e rrugës Rahovec – Xërxë me katër korsi, nuk...

Çikat e Bashkimit shkëlqejnë në Prishtinë

Bashkimi ka dalë fitues me rezultat bindës 96:74 (26:18, 31:12, 23:17, 16:27) ndaj Trepçës, në kuadër të Superliga Femrat, raporton PrizrenPress. Prizrenaset vendosën ritmin e...

Lajmet e Fundit