13.8 C
Prizren
E premte, 18 Tetor, 2024

Ja çka i shkruan familja e Elvis Pistës, kryeministrit Thaçi

Elvis Pista-ThaciFamiljarët e Elvis Pistës i bëjnë thirrje organeve të drejtësisë të Republikës së Kosovës që ndriçojnë vrasjen e djalit të tyre që urdhërdhënesit dhe dorasit të marrin dënimin e merituar.

Familja e tij i ka shkruar një letër kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, nga i cili kërkon të ushtrojë ndikimin e tij “politik dhe institucional” ndaj organeve të hetuesisë dhe të drejtësisë, që hetimet rreth vrasjes së Pistës të përmbyllen dhe përgjegjësit për këtë krim të dalin para drejtësisë.

Letra e familjes Pista

Të nderuar përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, i nderuar kryeministër, Hashim Thaçi,

U bënë dy muaj nga vrasja e të birit tonë, birit të Kosovës dhe një prej përfaqësuesve më të denj të qytetit të tij, Rahovecit, PDK-së dhe spektrit politik, Elvis Pistës.

Po ashtu, kaluan dy muaj, që nuk ka asnjë rezultat, nuk ka asnjë gjurmë, dhe nuk ka asnjë të arrestuar.

Detyrë për gjetjen e autorëve e kanë të gjithë, sidomos institucionet e Republikës së Kosovës. Sepse s’ka shqiptar që nuk është tronditur nga kjo ngjarje. Nuk ka bashkpartiak që nuk e ka përjetuar me dhimbje të thellë. Edhe ju e keni përjetuar në mënyrë të tillë.

Ashtu siç kemi kërkuar nga momenti kur ndodhi kjo ngjarje, vazhdojmë të kërkojmë edhe tani zbardhjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve dhe kërkojmë nga institucionet relevante dhe organet kompetente që të vazhdojnë me hetimet intenzive drejt zbulimit të këtij akti qyqar.

Kërkojmë nga ju, si institucione të Republikës së Kosovës, nga ju kryeministër Thaçi, për të cilët e dha jetën Elvisi – që të ushtroni ndikimin tuaj, politik dhe institucional ndaj organeve të hetuesisë dhe të drejtësisë, që më në fund qytetarët të dalin lirshëm nga shtëpitë e tyre, që këto hetime të marrin fund me sukses, që autorët të dalin para drejtësisë.

Kjo nuk është kërkesë vetëm nga ne, familja e Elvisit. Ne fuqishëm besojmë se prapa kësaj kërkese qëndrojnë edhe 2 milionë shqiptarë të Kosovës, 25 mijë rahovecianë, e në veçanti 8200 votues të PDK-së dhe Elvisit. Sepse me vrasjen e Elvisit, u vramë të gjithë ne!

Ne vazhdojmë t’i besojmë institucioneve të Republikës së Kosovës, në liderët e këtyre institucioneve me në krye kryeministrin Thaçi.

Por, ky besim mund të zbehet në rast se vazhdon të mos ketë rezultate konkrete nga hetimet. Ky besim mund të shndërrohet në zhgënjim, e zhgënjimi është i madh edhe në mesin e qytetarëve të Kosovës, e qytetarëve të Rahovecit. Duke dashur të ndjekim vetëm rrugët institucionale, ne kërkojmë që sa më shpejt të gjenden e të vihen para drejtësisë autorët e kësaj ngjarje të tmerrshme për ne.

Kjo letër është vetëm forma fillëstare e drejtimit ndaj institucioneve relevante dhe kryeministrit Thaçi, në rast se nuk do të ketë së shpejti rezultate. Dhe ne kemi përkrahjen e një qyteti të tërë, e një shteti të tërë, për të cilin ka punuar biri ynë, i biri i Kosovës, Elvisi.

Më Shumë

Dragashi miraton rekomandimet për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore

Kuvendi i Komunës së Dragashit, nën udhëheqjen e kryesueses Arijeta Skeraj, mbajti sot mbledhjen e parë të jashtëzakonshme për vitin 2024, e cila shënon...

Nënshkruhet memorandumi për mirëqenien dhe trajtimin e diskriminimit në Dragash

Komuna e Dragashit dhe OJQ "Advancing Together (AT)" kanë nënshkruar Memorandum të Mirëkuptimit për implementimin e projektit "Bëhu Partneri Im për Mirëqenien dhe Trajtimin...

Lajmet e Fundit