6.7 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Ja kush po i dezinformon qytetarët e Prizrenit (Video)

Drejtori i Shërbimeve Publike në Prizren Hasan Hasani, ka akuzuar mediat se kanë dezinformuar opinionin për kohën e punimeve në vendosjen e kolektorit të ujërave të zeza në rrugën “Remzi Ademaj” në këtë qytet. Ai thotë se data e përfundimit të punimeve në këtë rrugë është përcaktuar nga mediat. Sipas tij, askush nuk ka deklaruar se punimet në vendosjen e kolektorit të ujërave të zeza, do të përfundojnë brenda një muaj, përkatësisht me 25 prill të muajt të kaluar.

“Po më vjen keq për një dezinformatë që ka dalë në media. Ne e kemi pas një leje deri për 24 prill, kurse mediat e kanë marrë si datë përfundimtare”, ka thënë Hasani në seancën e fundit të Kuvendit Komunal, raporton “PrizrenPress”.

Dinamika e punimeve në vendosjen e kolektorit të ujërave të zeza në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren, ka ngjallur reagimin e këshilltarëve të Kuvendit të Komunës.

Një pjesë e të zgjedhurve lokalë kanë kërkuar informata nga Ekzekutivi komunal për afatin e kryerjes së punimeve, por ka pas dhe të tillë që e kanë cilësuar si kaotike gjendjen aktuale në këtë segment rrugor.

I revoltuar me kritikat e këshilltarëve të Kuvendit, drejtori i Shërbimeve Publike, Hasan Hasani, ndërkaq fajtor i ka bërë mediat. Pavarësisht se zyrtari i drejtorisë, të cilën e drejton, Përparim Shala, ka deklaruar se punimet në rrugën “Remzi Ademaj”, do të përfundojnë brenda një muaj, përkatësisht deri me 25 prill, Hasani këtë informacion e ka quajtur dezinformatë të sajuar nga mediat.

“Është paraparë që të përfundoj brenda një muaj, përkatësisht deri me 25 prill. Shpresojmë se do t’i përmbahen dinamikës së punës”, kishte thënë Shala, në një konferencë për shtyp, një ditë para fillimit të punimeve në këtë rrugë.

Videot e siguruar nga kronikat e lajmeve të TV Prizrenit dhe RTV Besa, vërehet qartë kontradikta që drejtori Hasan Hasani ka me zyrtarin e tij, Përparim Shala, por jo edhe me raportimin e mediave. Ai, madje del të jetë kontradiktor edhe me vetëvetën.

“Puna është dashur të kryhet në muajin prill, por është shtyrë pak”,ka thënë Hasani ditë më parë për Klan Kosovën.

Ky projekt është më i madhi që nga paslufta në Prizren.

“Ky është investimi më i madh që nga paslufta dhe lajmi më i mirë për qytetin e Prizrenit. Kolektori ka filluar të ndërtohet që nga viti i kaluar,” ka thënë Hasani.

Projekti është duke u realizuar në bashkëpunim me bankën gjermane./PrizrenPress.com/

 

 

Më Shumë

Policia shqiptoi rreth 2,500 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka nxjerr statistikat e përgjithshme të 24-orëve të fundit. Sipas të dhënave të policisë, gjatë 24 orëshit të datës 17.03.2026, u shqiptuan...

Junior 06 Moni Bau shpallet kampione e Kupës së Kosovës U16

Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kupës së Kosovës në kategorinë U16 për vajza, pasi në finalen e zhvilluar mposhti bindshëm ekipin...

Lajmet e Fundit