3.6 C
Prizren
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Ja letrat e Nexhmijes dhe Enverit, ajo i shkruan ‘mos më mallko, shaj sa të duash’

70910Tarasi (Enveri) në një letër që i shkruan Gogo Nushit, shprehet kështu për vrasjen e Anastas Plasarit: “… Shoku Hysen, Anastas Plasarin as e kërkuan të vinte këtu, por u dhamë udhëzime që ai të qërohej ‘sans bruit et sans trompettes’ (pa zhurmë e pa bujë). Të gjurmohet e të vritet edhe Irfan Ohri. Mbetet e paqartë, së paku nga libri se pse duhej eliminuar Anastas Plasari, por siç shpjegohet në librin e Blendi Fevziut, po për Hoxhën, Aurel Plasarit nuk i jepej e drejta e studimit për shkak të të atit. “Anastas Plasari, militant komunist i hershëm që prej mesit të viteve ’20, kishte pasur më se një përplasje me Enver Hoxhën gjatë Luftës, çfarë ishin bërë shkak edhe për disa urdhra të njëpasnjëshëm të Hoxhës për eliminimin e tij fizik. I ati kishte mbijetuar, pas një dënimi në vitet 1946-1948, një rehabilitimi të përkohshëm, një tjetër dënimi me heqjen e të drejtave civile, për t’u tërhequr nga jeta publike duke punuar si punëtor i thjeshtë: shkruan Fevziu.
Letra 1
Për t’iu rikthyer letrave të Hoxhës, për eliminimin e A.Plasarit për këtë çështje, ai i shkruan edhe një letër tjetër, Nako Spirut. Në këtë të fundit ankohet dhe madje fyen edhe bashkëshorten e ardhshme, si duket i pakënaqur nga puna e bërë.
“Për A.P. nuk ia u kërkuam aspak të vije këndej, por ta dekoroje vetë atje, trutharës teme (është fjala për Nexhmije Xhuglinin, e fejuara e tij në atë kohë), i thamë të na çoni Sotir Sikuçkën se me atë kemi disa muhabete. Sa për S.K. ne e thamë mendimin t’onë, dhe s’është një arsye që jep ty, se mund të dalin 2- a 30 të tjerë. Ne nuk do t’i dekorojmë të gjithë, po në rast se disa po na lëftojnë keq, edhe do t’i dekorojmë. Ruhuni mos bini në atë gabim që rashë unë (dhe më duket Dr.Dishnica) kur na u këshillua po këjo gjë për Ali Këlcyrën dhe neve jo vetëm që s’vepruam, por edhe se demaskuam në gazetë as fare pak. Mbledhjet që bëni herë pas here me shokë udhëheqësa ose aktivista të Partisë janë shumë të apresionuara nga ne dhe na vjen keq që s’marrim dot dhe ne pjesë në to. Ju lumtë, por edhe ne do të përpiqemi të mos ngelim pas jush me gjithë fukarallëkun tonë, kemi në plan të thërasim një kurs të vogël për komandant dhe komisarë politikë, pse paraqitet urgjente nevoja e shokëve drejtuem në ushtri e sidomos në këtë Babilonin ku jemi ne….”
Letra 2
Por, ndonëse kjo letër nuk i dërgohej Nexhmijes, në librin e Barutit ka një përgjigje nga ajo për këtë çështje. Në një letër të gjatë të 14 tetorit 1943, që Delegatja i dërgon Tarasit, në përgjigje të letrës së tij, ndër të tjera zbulohet se Delegatja Xhug-lini është njëshi për delegimin e urdhrave të Dekorimit që i vijnë nga Tarasi. Delegatja i shkruan Tarasit:
“Për të gjitha ato që më porositët për kontrollin dhe spastrimin e disave unë ua komunikova shokëve, siç të ka shkruar Deti (Nako Spiru) ata nuk janë të mendimit që vendosëm atje. Ata s’kanë besim ta kem raportuar çështjen e A.P (Anastas Plasarit- babai i Aurel Plasarit) dhe të tjerëve prandaj hezitojnë se mos bëjnë një veprim të padrejtë, megjithëse unë ua parashtrova atë që u raportova juve… A u lodhe duke lexuar gjithë këtë gazetë, mos më mallko veç, po sa për të sharë sa të duash. Dhe një gjë që duhesh në fillim, por isha duke shkruar kur mora vesh se Qazim Çakërri u plagos rëndë. Kish 4-5 ditë që e ruanin, banonte afër shtëpisë tënde, ç’e do se s’ka vdekur ala dhe Mustafa Kruja na shpëtoi.
14. X. 1943. Të fala shoqnore Delegati”

Nga paragrafi i sjellë nga letra që Delegati i dërgon Tarasit, nga një lexim i vëmendshëm s’është e vështirë të kuptohet se personat që duheshin spastruar ishin përcaktuar nga Delegati Xhuglini. Pra, Delegati kishte funksion të listonte personat që duhet të spastroheshin me dekorim, por që të përcaktuarit për dekorim miratoheshin nga Enveri; po ashtu, Delegati ishte e mirëinformuar dhe për dekorimet që bëheshin, si për Qazim Çakërrin, Mustafa Krujën e të tjerë. Ata që janë listuar për dekorim i përkasin rajonit të Tiranës dhe përderisa, Gogo. N. dhe Nako S. nuk kishin dijeni për listimin e tyre, do të thotë se dekorimet ishin e drejta ekskluzive e Delegatit. Ndoshta dhe refuzimi që bëhej nga Gogo N. dhe Nako S. për arsye kryesore kishte se ata nuk qenë pyetur më parë dhe ndjeheshin të sfiduar nga kërkesa e bërë prej Delegatit për dekorimin e personave të listuar, që jepen më parë.

Delegates 22 vjeçe s’i lëviz qerpiku për urdhrat e dekorimit për marrje shpirtrash të pafajshëm e të fajshëm vetëm se kanë mendim ndryshe. Delegatja, vajzë e re me edukim spartan, me pashpirtësi… /Bw/

Previous article
Next article

Më Shumë

Komuna e Dragashit dhe “Advancing Together” bashkëfinancojnë katër projekte

Në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar ndërmjet Komunës së Dragashit dhe OJQ "Advancing Together", sot u nënshkrua Marrëveshja për Bashkëfinancim të katër...

Narkotikë të fshehur në rroba, parandalohet kontrabanda në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka parandaluar kontrabandën me substanca të dyshuara narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Sipas njoftimit thuhet se gjatë një vizite...

Lajmet e Fundit