8.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Ja reagimi i Haxhi Avdylit për studimet në ECPD

haxhi avdyli ldkKryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli ka reaguar rreth lakimit të emrit të tij se ka diplomuar në universitetin e jashtëligjshëm ECPD.

“PrizrenPress” në vazhdim publikon reagimin e plotë dhe pa ndërhyrje të Haxhi Avdylit.

Reagim

Meqënëse në media të ndryshme u apostrofua emri im si një vijues i studimeve postdiplomike në Univesitetin e Kombeve te Bashkuara ECPD, dua ta sqaroj opinionin se në vitin 2006 kam regjistruar studimet postdiplomike për menagjim shendetesor dhe politika shendetesore,dhe kam përfunduar me sukses në vitin 2011 te Profesori Amerikan Jefrey Levett ku edhe kam marrë titullin Master degree in Health management.Paraprakisht ne vitin 1996 kam kryer Fakultetin e Mjekesise si student i dalluar dhe specializimin e Neurokirurgjise ne Ulm ,Prishtinë dhe Tiranë, të cilen veprimtari edhe e ushtroj .

Ne vitin 2006 kur është hapur Qendra Europiane per paqe dhe zhvillim në Kosovë,ka qenë lajm i ardhjes së kualitetit nderkombëar të mesimdhënjës nga profesorë e diplomat më të njohur amerikan, dhe evropian ku dekan ka qene ambasadori Takehiro Togo nga Japonia.

Komuna e Prizrenit ka dhuruar objektin ne qendër ku hapja eshtë bërë me pjesëmarrjen e shumë ministrave të qeverisë së atëhershme. Edhe pse cmimi i semestrit ka qenë i lartë (afer 2000 Euro ,total mbi 12.000 euro) ,kam regjistruar me bugjet timin familjarë duke hyrë edhe në kredi. Asnë cent nga asnjë qeveri nuk jam ndihmuar për këtë shkollim. Ligjeratat në gjuhë angleze nga profesorët më eminent nderkombëtarë ,më kanë bindur që ia vlenë të vijohet ky shkollim.
Nuk do ta kisha besuar kurrë që një ministër i arsimit nga vetëm një shkrim gazetaresk, pa verifikuar asgje, ta shpallë të jashtë ligjshem një istitucion që pararendësi i tij ka nënshkruar marrëveshje me të.(Ministri në fjalë do të ishte mirë që krahas këtij vendimi të nisë edhe procedurën e ndëshkimit të ministrit Buja që publikisht firmoste marrëveshje me këtë shkollë. Nëse kjo shkollë qenka zhvatëse e studentëve atëherë nga kush duhet të kërkohet drejtësi.)

Këtij Univerisiteti, si organ i kombeve të bashkuara ,në shumë shtete anekënd i njihet diploma,gjë të cilën e kam vertetuar në punën time ne organizata ndërkombëtre për shendetesi publike. Në kuadër të këtij univeristeti janë shkolluar shumë diplomat të sukseshëm Kosovar,menagjer,e professor nga të gjitha partitë kurse vetem emrat nga LDK përmenden sikur ECPD të ishte akademi e LDK-së.

ECPD poashtu qdo vit ka organizuar konferenca e shkolla verore, në dy prej tyre kam marrë pjesë në Budva të Malit të zi,ku pjesëmarrës ishin edhe Yasushi Akashi, Erhard Busek,Millo Gjukanoviq, minsitri i jashtëm Enver Hoxha e shumë ambasadorë e zyrtarë evropian e rajonal. Unë dua ti falënderojë të gjithë ata Profesor eambasadorë për ligjeratat e tyre ,dhe jam krenar që kam mësuar nga ata. Edhe pse viteve të kaluara kam konkurruar për pozita menagjeriale nëkuadër të institucioneve shëndetësore,nuk jam pranuar jo për shkak të diplomës së ECPD por për shkak se eksponentët e ShIK-ut që nga paslufta kanë zgjedhur drejtorët në QKUK nga militantët partiak. Prandaj me shpalljen e ECPD si të paligjshëm, pas 9 vjet veprimi në Kosovë, ministri e tregon papjekurinë tonë si shtet dhe gjendjen reale të institucionit akreditues, ku Ferdije Zhushi ndiqet edhe penalisht.

Andaj i bëjë thirrje minsitrit të arsimit që të merret më seriozisht me këtë qeshtje. Nëse si te diplomuar jemi mashtruar, nisi hetimet ndaj atyre që na mashtruan per 9 vite ,duke lejuar ECPD te veproje ne Kosove e rajon.
.Nëse del që qdo gjë ka qenë në rregull, kerko falje publikisht dhe lejo nostrifikimin dhe licencimin e diplomave.

Sidoqoftë zoti ministër, ju mund të ma konstesoni diplomën time, mbase edhe ta shpallni atë si të paligjshme, por njohuritë dhe konceptet që i kam marrë nga profesorët e shumërespektuar, nuk do të mund të mi ndërroni. Sepse njerëzit vdesin,kombet lindin e shuhen por idetë dhe dija vazhdojnë rrugëtimin e tyre.

Më Shumë

Sonte Derbi i Madoninës: Fitorja shpall kampion Interin

Dy rivalët e përjetshëm të kampionatit Italian, Milani dhe Interi përballen me njëra-tjetrën në Derbin e Madoninës, mbrëmjen e kësaj të hëne, nga ku...

Suharekë: Sot varroset personi që dyshohet se ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sdjeshme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Lajmet e Fundit