6.7 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Ja sa qytetarë humbën jetën dje nga Covid-19 në Prizren

Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 36 viktima dhe 1 mijë e 630 raste të reja me COVID-19.

Sipas MSH-së, 19 viktima ishin të gjinisë femërore, ndërkaq 17 të gjinisë mashkullore.

Viktimat ishin shtatë nga Komuna e Gjakovës, katër nga Prizreni, nga tri viktima u regjistruan në Gjilan dhe Klinë, nga dy viktima në Prishtinë, Pejë, Rahovec dhe Vushtrri, ndërkaq nga një viktimë janë regjistruar në Viti, Semetisht, Fushë Kosovë, Vrellë, Suharekë, Cerrcë, Kamenicë, Carravranë, Ferizaj, Podujevë dhe Malishevë.

Njëmbëdhjetë viktima bënin pjesë në grupmoshën 60-69 vjeç, tetë ishin të grupmoshës 80 vjeç e sipër, nëntë në atë 70-79 vjeç, tri viktima të grupmoshës 50-59 dhe atë 30-39 vjeç, një viktimë i përkiste grupmoshës 40-49 vjeç dhe një viktimë ishte e grupmoshës 20-29 vjeç.

Sipas të dhënave, që prej 13 marsit 2020 e deri më 29 gusht 2021, Kosova ka regjistruar 142.671 raste me koronavirus dhe 2.457 viktima.

Pas situatës së rënduar me pandeminë në Kosovë dhe më 28 gusht, Qeveria e Kosovës njoftoi për masa të reja kundër pandemisë.

MSH-ja njofton se brenda një dite janë dhënë 11.458 doza duke çuar në total 808.078 doza, ku 269.312 persona janë vaksinuar plotësisht me të dyja dozat./Telegrafi.

Më Shumë

Përvjetori i lindjes së Fan Stilian Nolit, figurës poliedrike të historisë dhe kulturës shqiptare

Sot përkujtohet përvjetori i lindjes së Fan Stilian Nolit, një prej personaliteteve më të mëdha dhe më të gjithanshme të historisë shqiptare. Poet, përkthyes,...

Qeveria publikon programin për festimin e 18 vjetorit të Pavarësisë

Qeveria e Kosovës ka publikuar programin e manifestimeve shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë. Programi nis në ora 07:00 me ngritjen e flamurit dhe...

Lajmet e Fundit