12.8 C
Prizren
E diel, 29 Shtator, 2024

Ja si do të përzgjedhen Gjyqtarët për Gjykatën Speciale! (Dokument)

Edhe pse ende nuk dihet nëse Kuvendi i Kosovës do të votojë ndryshimet për Gjykatën Speciale për Krime të Luftës, Gazeta Blic ka mundur të sigurojë edhe projekt propozimin nga Brukseli i cili parashikon mënyrën e përzgjedhjes së Dhomave të Gjykatës Speciale.

Sipas këtij dokumenti del e qartë që të dy udhëheqësit e dy dhomave në fjalë duhet të jenë Gjyqtarë që kanë përvojë me rastet ndërkombëtare të Gjykimeve dhe se përzgjedhja e tyre do të bëhet në mënyrë të kujdesshme. Gazeta Blic ua sjell ekskluzivisht pikat në fjalë të përkthyera nga redaksia:

6.4 HoM do të vendosë një panel përzgjedhës të përbërë nga dy gjyqtarë, aktualisht të vendosur, ose të pensionuar nga një Gjykatë ndërkombëtare ekgzistuese ose hibride, si dhe nga një përfaqësues i EEAS (panel përzgjedhës).

6.5 Paneli përzgjedhës do të marrë në konsideratë kërkesat e kandidatëve dhe do të vendos përpilojë listën me kandidatët më të përshtatshëm. Pas intervistës, Paneli përzgjedhës do të finalizojë listën me emrat përmbajtës prej jo më shumë se 30 nga kandidatët më të përshtatshëm, ku prej të cilëve do të gjejë kualifikimet e kërkuara për pozitën e gjykatësit në Rostër. Paneli përzgjedhës do të vendos mbi shumicën e votave.

6.6 Roster duhet të përfaqësojë mundësinë e Shtetit Kontribuues, po ashtu do të prezantojë edhe barazinë në sistemin kryesor ligjor dhe pjesëmarrjen korrekte të femrave dhe meshkujve gjyqtarë, në pajtim me propozimin UNSCR 1325 për të përmirësuar balancin gjinor në të gjitha nivelet.

6.7 Pavarësisht artikullit 2.3 të Aneksit 11 të kësaj OPLAN, do të jetë i mjaftueshëm për kandidatët e Rosterit në mënyrë që të ketë mbështetjen e Shtetit kontribuues.

6.8 Paneli përzgjedhës do të përcjellë listën e kandidatëve të HoM si dhe rekomandimet për takimet e gjyqtarët e Rosterit.

6.9 HoM do të emërojë gjyqtarët e Rosterit

6.10 Gjyqtarët nuk do të shpërblehen dhe nuk do të marrin përfitime tjera duke qenë pjesë e Rosterit. Gjyqtarët në Roster do të përpiqen dhe nuk do të ndërmarrin asnjë aktivitet që do të komprometojë aftësinë në përzgjedhjen e Rosterit, në mënyrë që të gjykojnë një çështje kriminale që fillon nga hetimet e Task Forcës Speciale për hetime.

Projekt propozimi per Gjykaten Speciale

Më Shumë

Llapi i shkakton Suharekës humbjen e parë në këtë sezon

Në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të Superligës së Kosovës, Llapi shënoi një fitore bindëse 3:0 ndaj Suharekës në stadiumin "Zahir Pajaziti"...

Arrestohet Jens Lehmann, dyshohet se voziti i dehur

Ish-portieri i Arsenalit, Jens Lehmann, është ndaluar për shkak të dyshimit se ka vozitur në gjendje të dehur. Lehmann u fotografua duke festuar në festivalin...

Lajmet e Fundit