11.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Isa Mustafa: Problemet nuk zgjidhen me ultimatume

Isa Mustafa14-27Kryeministri Isa Mustafa po përballet me presion nga pozita dhe opozita për shkarkimin e Aleksander Jabllanovic.

Duke iu përgjigjur ultimatumit të Vetëvendosjes, Mustafa ka thënë se asnjë punë nuk zgjidhet duke dhënë afate.

Ai nuk ka treguar nëse do të shkarkojë Jabllanovicin, por vetëm ka kërkuar bashkëpunim me opozitën për t’i tejkaluar problemet.

Lexojeni të plotë deklaratën

Qytetarë të nderur,

Kemi kaluar 15 vite të pasluftës dhe shtatë vite nga shpallja e pavarësisë duke bërë përpjekje që të ushtrojmë pushtetin në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe të integrojmë të gjithë qytetarët në institucionet e vendit, ku veriu i vendit nxori shumë sfida. Është hera e parë në këtë mandat të Kuvendit të Republikës së Kosovës të kemi deputetë nga veriu i vendit dhe anëtarë të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Është interes jetik i Kosovës që të krijojmë ura bashkëpunimi me të gjitha komunitetet, për të përmbyllë mosmarrëveshjet, mosbesimin ndaj institucioneve dhe për tu kthyer në zgjidhjen e problemeve që po i brengosin çdo ditë qytetarët tanë.

Jam i vetëdijshëm se kjo nuk është punë e lehtë, ka moskuptime të cilat janë thelluar nga lufta dhe për një periudhë të gjatë të pasluftës, por ne duhet të jemi të vetëdijshëm që moskuptimet duhet ti kapërcejmë, jo përmes ndarjes por, përmes komunikimit. Është me interes të punojmë së bashku pozitë dhe opozitë dhe me minoritete për ta integruar vendin. Ky është interes që na bashkon, jo që na ndan.

Zgjidhjet nuk mund t’i gjejmë përmes ultimatumeve dhe kushtëzimeve por me përkushtimin tonë që të ballafaqohemi me sfidat më të mëdha të këtij vendi. Një ndër sfidat më të rëndësishme është të krijojmë ura bashkëpunimi me të gjitha komunitetet për të ushtruar sovranitetin në tërë territorin e Republikës së Kosovës, për të bërë Forcat e Armatosura të Kosovës dhe për të përmbushë kriteret e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ne së bashku mund ta luftojmë krimin e organizuar dhe korrupsionin, të zhvillojmë ekonominë dhe të hapim vende të punës, për çka nuk dyshoj se nuk kanë interes pozita dhe opozita, nuk kanë interes shumica dhe komunitetet joshumicë. Nuk ka asnjë çështje e cila nuk mund të zgjidhet, por nevojitet mirëkuptim dhe përkushtim pozitiv i të gjithëve. Unë jam I përkushtuar të punoj me të gjithë dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës. IM

Më Shumë

Mourinho mund të jetë zëvendësues i Kloppit në Liverpool

Të zëvendësosh Jurgen Kloppin nuk është aspak e lehtë, trashëgimia që tekniku gjerman ka lënë në Liverpool është shumë e madhe, por tifozët e...

Ish-gazetari Ramadan Baraliu aderon në Vetëvendosje

Ish-gazetari dhe politikologu, MSc. Ramadan Baraliut ka aderuar sot në Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ëshvë mirëpritur nga kryetari i Qendrës së LVV-së në Prizren, Artan Abrashi...

Lajmet e Fundit