16.1 C
Prizren
E mërkurë, 4 Qershor, 2025

Jahjaga, analizon shkuarjen në Beograd

Atifete jahjagaPankarta e madhe e vendosur në stadiumin e Partizanit më mbishkrimin “Kosova është Serbi”, nuk bën të ndikojë në agjendën shtetërore të Kosovës. Kështu vlerësojnë, njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare. Sipas tyre, presidentja e Kosovës, nuk duhet të anulojë pjesëmarrjen në konferencën e Beogradit e paraparë të mbahet më 1 nëntor. Ndërkohë, Arbër Vllahu, zëdhënës i presidentes ka thënë se ende nuk kanë vendosur nëse presidentja Jahjaga do të marrë pjesë në konferencën e organizuar në Beograd.

“Ftesa e grupit evropian të Komisionit Trilateral për pjesëmarrje në konferencën e organizuar në Beograd, është duke u analizuar dhe vlerësuar. Opinioni publik në Kosovë do të njoftohet me përgjigjën e Zyrës së presidentes, brenda ditësh”, ka thënë Vllahiu. Për profesorin e marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti, zhvillimet e fundit në Serbi nuk janë arsye që presidentja Jahjaga të mos jetë e pranishme në konferencë në Beograd. Sipas tij, këto zhvillime nuk do të duhej të ndikonin në agjendën e të parës së shtetit.

“Mendoj se pavarësisht zhvillimeve ditore, presidentja Jahjaga, duhet me ndjekë agjendë dhe mandat të qeverisjes shtetformuese dhe në këtë drejtim për aq kohë sa ftesat t’i vijnë nga çfarëdo mekanizmi serioz ndërkombëtar, ajo duhet t’u përgjigjet pozitivisht. E kuptoj edhe frustrimin dhe tensionet e krijuara kohëve të fundit, sidomos pas zhvillimit të ndeshjes mes përfaqësueses së Shqipërisë me atë serbe, megjithatë nëse duhet dikush të izolohet, ajo duhet të jetë Serbia dhe në asnjë mënyrë Kosova e Shqipëria”, ka thënë Hoti./tribuna/

Më Shumë

Mësues, kronist, pajtues – Kujtim për Xhafer Kabashin

I urtë, i përkushtuar dhe i frymëzuar nga mendimi nacionalist progresiv, Xhafer Kabashi ishte më shumë se një mësues – ai ishte një kronist...

LVV abstenon në KPF për Projekt-Rregulloren e Varrezave në Landovicë, shpreh dilema rreth pagesave të shërbimeve

Anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa në Prizren nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë shprehur dilema lidhur me përmbajtjen aktuale të Projekt-Rregullores për...

Lajmet e Fundit