Kushtetuesja s’merret me veten

GjykataKushtetuese-e-KosovesGjykata Kushtetuese nuk pritet ta marrë në shqyrtim kërkesën e Avokatit të Popullit, Sami Kurteshi, për çështjen e vazhdimit të mandatit të tre gjyqtarëve ndërkombëtarë nga ana e presidentes, Atifete Jahjaga. Burime të gazetës pranë Gjykatës Kushtetuese kanë bërë të ditur se refuzimi do të bëhet me arsyetimin se gjyqtarët ndërkombëtarë, të cilët janë pjesë e Gjykatës Kushtetuese, janë palë në këtë proces dhe nuk mund të japin opinion për veten e tyre.

Kësisoj kjo gjykatë do t’i kërkojë Avokatit të Popullit, që lëndën ta dërgojë në Komisionin e Venecias për shqyrtim. Sipas këtyre burimeve, gjykata gjithashtu do të refuzojë edhe kërkesën e mundshme të LDK-së, për sqarim shtesë rreth opinionit për çështjen e kryeparlamentarit. Për Gjykatën Kushtetuese është totalisht e papranueshme kërkesa eventuale për sqarime shtesë rreth opinionit të tyre, pasi një kërkese e tillë vë në dyshim edhe vet profesionalizmin e gjykatës.

Ndërsa kohë më parë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një postim në rrjetin social facebook, kishte kërkuar nga presidentja e vendit që ta shohë më qartë se kujt i takon mandatimi i gjyqtarëve të jashtëm me kushtetutë dhe ta tërheq vendimin e saj. Kosovës, sipas tij, nuk i nevojitet një Gjykatë Kushtetuese e cila është e kontestueshme në pikëpamje kushtetuese./tribuna/

Më Shumë

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Lajmet e Fundit