-2 C
Prizren
E diel, 11 Janar, 2026

Jahjaga nuk ka pse ta pyesë Gjykatën

Pavarësisht që janë ngritur shumë dilema në pritje të zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, për shkak të mundësisë së rrezikimit të kuorumit nga bojkoti i opozitës dhe turbulencat në LDK, presidentja e vendit Atifete Jahjaga duket se nuk e ka ndërmend që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë rreth mënyrës së zgjedhjes së pasardhësit të saj, shkruan Kosova Sot.

Në pyetjen që gazeta i ka adresuar Zyrës së Presidencës, nëse eventualisht do të kërkohet edhe një sqarim shtesë për të gjetur rrugëdalje nga kriza që mund të jetë me dy të tretat e deputetëve të pranishëm në seancë, Presidenca nuk ka dhënë përgjigje.

Nga ana tjetër, edhe ekspertë të legjislacionit theksojnë se sa i takon këtij procesi gjithçka është e qartësuar me Kushtetutë dhe nuk ka asnjë nevojë që e para e vendit të trokasë në Gjykatën Kushtetuese.

Eksperti i kësaj fushe, Mazllum Baraliu thotë se madje do të ishte krijim i një situate paragjykuese nëse e para e vendit tani i drejtohet Gjykatës Kushtetuese rreth situatës që mund edhe të krijohet në momentin e caktuar, prandaj me të drejtë do të ishte që partitë politike të merren vesh me kohë dhe të mos krijojnë situata të tilla. /Kosova Sot

Më Shumë

Tentim vrasja në Prizren me dy të plagosur, publikohen pamje nga momenti i sulmit

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur në rrugën “Ali Hadri” në Prizren, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Sipas...

Zjarr në një shtëpi në Prizren, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në një shtëpi në Prizren. Lidhur me rastin për Klankosova.tv detaje ka dhënë...

Lajmet e Fundit