4.5 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Jahjaga pret nisma nga partitë në Kuvend

?Atifete Jahjaga 2Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tash për tash nuk pritet të ndërmarrë ndonjë veprim për thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit pa një nismë politike nga partitë e përfaqësuara në Parlament.

Ndonëse nga Zyra e Jahjagës nuk janë prononcuar për këtë çështje, burime nga partitë politike të cilat kohët e fundit kanë zhvilluar takime në Presidencë, i kanë thënë gazetës se presidentja u ka bërë atyre me dije se pret fillimisht që vetë deputetët të merren vesh për seancën.

“Na është thënë që i takon deputetes Flora Brovina t’i fillojë përgatitjet për thirrjen e seancës”, kanë thënë këto burime.

Sipas tyre, presidentja megjithatë u ka lënë të hapur mundësinë partive politike që nëse janë të interesuara, ajo do të ndihmojë personalisht në lehtësimin e arritjes së një marrëveshjeje që do të garantonte tejkalimin e krizës.

Po ashtu, të njëjtat burime kanë theksuar se Jahjaga është zotuar që nuk do të presë në pafundësi zvarritjet e reja rreth konstituimit të Kuvendit dhe nëse deputetët dhe Flora Brovina nuk ndërmarrin ndonjë iniciativë, atëherë presidentja mund të luajë rolin e vet sipas Kushtetutës./Tribuna/.

Më Shumë

Dy raste të vjedhjes në Prizren

Dy  raste të vjedhjes së rëndë janë raportuar në Prizren. Policia ka bërë të ditur se hetimet për të dy  rastet janë në vazhdim, përcjell...

Në Epopenë e UÇK-së, Malisheva nderon dhe vlerëson sakrificën e familjes Jashari

Sot në Komunën e Malishevës, me aktivitete të ndryshme zyrtare, ka filluar shënimi i manifestimit “Epopeja e UÇK-së”, duke dëshmuar kështu nderimin dhe respektin...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit