8.6 C
Prizren
E enjte, 26 Shkurt, 2026

Jakup Krasniqi: Partinë e themelojmë më 28 shkurt

JakupKrasniqi10-29Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, beson në perspektivën e subjektit politik të ri të themeluar nga ai dhe Fatmir Limaj, pavarësisht që Limaj mund të mungojë në terren si pasojë e ballafaqimit me drejtësinë.

Krasniqi, në një prononcim për Kohen Ditore, të enjten, ka thënë se subjekti i ri nuk do ta lidhë veten me asnjë emër të përveçëm.

“Ne do të themelojmë një subjekt politik që nuk lidhet me individë të veçantë, por që lidhet me programin politik dhe ekonomik, të cilët i duhen vendit. Secili individ e ka rolin e tij.

Ne nuk mund të paragjykojmë si do të ndikojë, por ne do të bëjmë thirrje dhe do të dëshirojmë që njerëzit të bashkohen rreth programit dhe jo rreth individëve, ngase se si përfundojnë subjektet politike që lidhen me cilindo personalitet ne e kemi parë gjatë këtyre viteve”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi e ka pohuar që më 28 shkurt do të zyrtarizohet partia e re.

“Ajo është datë që do të prezantohet, do t’i kemi organet nismëtare dhe të përkohshme, të cilat pastaj marrin përgjegjësi për t’i bërë organet e qëndrueshme dhe të përhershme”, ka thënë Krasniqi.

 

Më Shumë

P.C Prizreni vazhdon të kryesojë në tabelë

Pas 13 javësh në Liga e Parë të meshkujve në basketboll, Proton Cable Prizreni vazhdon të mbajë pozitën e parë në tabelë me 21...

Latifi pret në takim pronarët e barnatoreve private që operojnë në Rahovec

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në takim pronarët e barnatoreve private që operojnë në Rahovec, me të cilët ka diskutuar...

Lajmet e Fundit