18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Jakup Krasniqi: Po më kërcënojnë militantët e PDK-së

Jakup Krasniqi14-12Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMËS thotë se Hashim Thaçi, kryetar i PDK’së është “më helmues se gjarpri” dhe “më dinak se dhelpra”.

Krasniqi thotë se militantë të PDK’së po e kërcënojnë dhe se Thaçi po tenton ta paraqesë si tradhtar të Drenicës.

“Unë në fund po kërkoj nga institucionet e shtetit që ti përcjellin komentet ne fb tim, që ta përcjellin mobilin tim dhe mesazhet që me vijnë nga banditët tuaj”, shkruan Krasniqi në Facebok, duke bashkëngjitur edhe këtë fotografi:

kercenimi i thaqit

Ja shkrimi i plotë i Jakup Krasniqit në Facebook:

Për hire të opinionit publik

z. Thaçi – Lidhi zagaret e paguar nga ti për të sharë

Lideri politik, cilido qoftë ai, për të qenë në ballë të një vendi apo kombi, para çdo gjeje tjetër duhet të kujdeset për të ruajtur dinjitetin dhe integritetin e çdo qytetari e në mënyrë të veçantë të bashkëpunëtoreve të afertë. Ti nuk je përkujdesur në asnjë kohë për ketë, nuk kujdesesh as tani , kjo të ka bërë që mos të kesh komunikim njerëzor me asnjë liderë e asnjë subjekt politik, madje me asnjë njeri. Kjo është treguesi më i mirë i mosgatishmëria së partive politike parlamentare (të dala nga zgjedhjet e fundit parlamentare), për të lidhur koalicion qeverisës me partinë që e ke personalizuar. Kjo duhet të jetë një mësim jo për ju, por për çdo lider që dëshiron të qeverisë me vendin se njerëzit nuk duhet të trajtohen si faculeta letre, ashtu siç i trajton ti. Ti po i trajton drenicasit në mënyrë më të pa dinjitetshme, po e nëpërkëmbë integritetin e tyre, edukatën e tyre tradicionale të mirësjelljes, duke i “edukuar” me faqen e zezë të aferës “Pronto”.

Qëllimi i shkrimit nuk ishte për te të mësuar sesi duhesh të sillesh, se para publikut sillesh “bujarisht”, por ky nuk është Thaçi i vërtetë, Thaçi i vërtetë është më helmues se gjarpri, më dinak se dhelpra. Vetëm në prapaskenë je ai i vërteti, i egër dhe i pa shpirt ndaj secilit që guxon të te kundërshtoi. Ti e “gjuan gurin dhe e fshehë dorën” në mediat që i paguan për të dezinformuar. Ti në shpirt e ke dinakërinë dhe yshtjen e të tjerëve, kundër çdo kujt. Ti me SHIK-un i keni ndërsyer drenicasit e mjerë kundër meje, për të me quajtur “tradhtar i Drenicës”, dhe për të sharë në mënyrë më gërditëse. Deri tani nga FB im i kam fshirë komentet e njerëzve te shtyrë nga ti, i kam fshirë edhe mesazhet që kam marr në mobilin tim, tani e tutje do ta ruaj dhe do ta botoj secilin dhe do ta dërgoj si dëshmi në polici ani pse edhe ajo eshte kapur nga para politika e juaj kriminale. Porosia është dhënë nga ju dhe SHIK-u. Kështu Kosova kurrë nuk do të jetë shtet ligjor e demokratik, do të jetë një tirani mesjetare. Kjo tirani, qytetarëve do t’ju sjellë vetëm mjerim dhe izolim. Ti shtetin e Kosovës e ke kthyer në perandori të krimit.

Ti i ke lëshuar vartësit e tu për të sharë e kërcënuar çdo kundërshtar tuaj, madje në këtë fushatë të mjerë i ke lëshuar: ish rektorin, Ibrahim Gashin, zv. ministrin Ferat Shalën të cilët e kanë kërcënuar Ahmet Bytyqin nga Arllati që mos të punonte për Nismën dhe ish “komandantin e UCK-së Azem Sylen për të kërkuar nga ushtarët e UCK-së që ta kundërshtojnë koalicionin. Pse ky i fundit nuk e kundërshtoj koalicionin e kaluar? Pse disa herë votoj kundër interesit kombëtar? Pse për katër vjet nuk i është dëgjuar fjala as edhe një herë, në mbrojtje të atyre vlerave?

Unë në fund po kërkoj nga institucionet e shtetit që ti përcjellin komentet ne fb tim, që ta përcjellin mobilin tim dhe mesazhet që me vijnë nga banditët tuaj.

Unë nuk e kam ndërmend ta ndali asnjë aktivitet timin politik, intelektual e kombëtar, përkundrazi, do ta shumëfishoj çdo aktivitet timin.

Kjo foto flet vet, e cila ka ardhur nga dy adresa në fb tim.

Më Shumë

Moti sot me diell, temperaturat deri në 34 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë me dije se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë ditës mund të sjellin...

Aksident mes motoçikletës dhe automjetit në Prizren, lëndohet rëndë një person

Një aksident mes një automjeti dhe motoçiklete në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren, ka lënë rëndë të lënduar një person. I lënduari është dërguar në...

Moti sot me diell

Lajmet e Fundit