6.9 C
Prizren
E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024

Jakup Krasniqi: Tendenca që të na barazojnë me kriminelët serbë

Jakupkrasniqi10-6

Po na barazojnë me kriminelët serbë. Kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi përmes ka reaguar përmes një deklarate publike në faqen e tij zyrtare në Facebook duke hedhur dritë mbi rastin e djeshëm që u ftua nga prokuroria e Eulexit për tu marrë në pyetje.

Deklarata e të parit të parlamentit është si vijon:

Përmes deklaratës së 15 nëntorit 2013 e njoftova opinionin publik për motivet e vërteta të propagandës për gjoja implikimin tim në ‘prerje flokësh’ dhe ‘prerje buzësh’ të të burgosurve nga UÇK-ja!

Kjo propagandë, pa asnjë bazë të vërtetë, synonte të relativizojë krimet serbe në Kosovë sidomos kur ato çdo ditë e më tepër po dalin në shesh nga protagonistët që kanë kryer vrasje më mizore kundër shqiptarëve në Kosovë.

Edhe pse autoritetet e hetuesisë së EULEX-sit ishin të bindur se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë propagandë unë u ftova që të jap mendimin tim lidhur me këtë çështje.

Jemi duke jetuar në një kontekst të veçantë historik ku shpifjet kundër personaliteteve të ndryshme, madje edhe kundër një lufte çlirimtare bëhen përmes mediave dhe askush nuk merret në përgjegjësi të sqarojë shpifjet e tilla.

Demantet përmes deklaratave publike nuk mjaftojnë! Duhet të shkohet edhe në zyrat e hetuesisë për t’u sqaruar! Ketë e bëra unë sot me gatishmërinë për të ndihmuar drejtësinë dhe të vërtetën për luftën në Kosovë 1998/99.

Sa herë të kërkohet dhe nga kushdo që kërkohet unë jam i gatshëm të sqaroj dhe të mbroj pastërtinë e luftës sonë çlirimtare.

Për ata që nuk e kanë lexuar reagimin tim të mëparshëm po kërkoj nga mediat ta botojnë me qëllim ¨qe të kuptohet arsyeja e reagimit tim të shkurtër, shkruan dr. Jakup Krasniqi.

Përfundon intervistimi i Jakup Krasniqit

(E plotësuar) Ka përfunduar intervistimi i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi në Prokurorinë Speciale, ku u mor në pyetje nga një Prokuror i EULEX-it, si i dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë, gjatë periudhës 1998-1999

Avokati i tij, Mexhid Syla ka thënë se Krasniqi është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, që ka të bëjë me rastin e “Grupit të Drenicës”. Syla nuk ka dhënë detaje se për çfarë saktësisht është pyetur Krasniqi.

Krasniqi merret në pyetje nga prokurori

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka arritur tashmë në Prokurorinë Speciale, ku po merret në pyetje nga një prokuror i EULEX-it, si i dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë, gjatë periudhës 1998-1999.

Ekipi i lajmi.net nga terreni raporton se Krasniqi ka arritur në selinë e EULEX-it, i shoqëruar nga tri vetura, njëra prej të cilave e Policisë së Kosovës.

Siç pohohet, varësisht nga rezultatet e hetimeve, Jakup Krasniqi mund të përfshihet në aktakuzën që tashmë është ngritur për Sylejman Selimin, Ismet Haxhën, Nexhat Çubrelin dhe Shefki Hysenin.

Javë më parë, Gazetari i RTK-së, Milaim Zeka, pas bastisjes së kryer nga EULEX, ka zbuluar disa prej bisedave që i ka pasur me dëshmitarët e mbrojtur.

Duke e akuzuar EULEX-in se ka nxitur dëshmitarët të bëjnë deklarime kundër personave të caktuar, Zeka ka pohuar se për shkak të kësaj disa dëshmitarë “kanë përdorur imagjinatën përtej çdo kufiri”.
(lajmi.net)

Jakup Krasniqi në prokurori, si i dyshuar për krime lufte

Burime të lajmi.net pohojnë se Kryeparlamentari Jakup Krasniqi pritet të merret në pyetje sot nga Prokuroria Speciale, si i dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë, gjatë periudhës 1998-1999.

EULEX ka zgjeruar hetimet për krime lufte në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Burime të lajmi.net pohojnë se Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, i cili ka qenë njëri nga anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së, gjatë ditës do të mund të merret në pyetje si i dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile, gjatë periudhës 1998-1999.

Siç pohohet, varësisht nga rezultatet e hetimeve, Jakup Krasniqi mund të përfshihet në aktakuzën që tashmë ngritur për Sylejman Selimin, Ismet Haxhën, Nexhat Çubrelin dhe Shefki Hysenin

Më Shumë

Pas reshjeve të dendura të borës, rruga Brezovicë – Prevallë është vështirë e kalueshme

Pas reshjeve të dendura të borës, rruga Brezovicë - Prevallë është vështirë e kalueshme. Bëhet thirrje që automjetet të mos lëvizin pa pajisje dimërore, transmeton...

SBAShK-u paralajmëron protestë më 4 dhjetor

Më katër dhjetor, punëtorët e arsimit do të protestojnë për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj Qeverisë së Kosovës. Kështu ka bërë të ditur...

Shi e borë sot

Patatja e Bosforit

Lajmet e Fundit