1.7 C
Prizren
E martë, 24 Dhjetor, 2024

Janë ekzekutuar 100 eurot për punëtorët e sektorit publik – Ata në privat, javëve në vijim

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se janë ekzekutuar mjetet prej 100 euro për punëtorët e sektorit publik. Ndërsa për ata të sektorit privat do të nevojitet pak më shumë, raporton Ekonomia Online.

Përmes një konference për medie, Murati ka thënë se afati për aplikim për punëtorët e sektorit privat është ende i hapur dhe se pas javës së ardhshme do të formohet komisioni shqyrtues.

“Sot gjatë ditës kemi nënshkruar marrëveshje me 39 organizata të cilat veprimtari kanë shpërndarjen e pakove ushqimore. Ka qenë masa 3.4 për të cilën kemi bërë shpalljen dhe janë kualifikuar këto 39 organizata ku gjithsej të cilat do të shpërndaj 34,000 pako ushqimore në vlerë 1,7 milionë euro”, ka thënë Murati.

Mbështetja do të jetë: pako ushqimore deri në 50 euro për familje, derisa, së paku 70% e vlerës së pakos do të jetë me produkte vendore.

Ai ka përmendur edhe shpërndarjen e 100 eurove shtesë për rreth 280 mijë pensionistë, dyfishimin e skemës sociale për 26 mijë familje dhe po ashtu ekzekutimin e shtesës prej 100 euro për pagat e sektorit publik, për rreth 80 mijë zyrtarë publikë.

Murati ka përmendur edhe pagën minimale, duke thënë se Ligji për plotësim-ndryshimi e Ligjeve që mundëojnë rritjen e pagës minimale do të hidhet në votim në seancën e 5 majit.

“Paga minimale, e cila tanimë Ligji për ndryshim-plotësimin e Ligjeve që mundësojnë rritjen e pagës minimale është në Kuvend për ndryshimin, në seancën më 5 maj pritet të hidhet në votim në seancë plenare dhe kanë mbeture edhe pagat për sektorin privat dhe ndërmarrjet publike që nuk marrin pagë nga buxheti”, është shprehur Murati.

Më Shumë

“Shkodra Elektronike” fiton Fest 63, “Zjerm” përfaqëson Shqipërinë në Eurovision

“Shkodra Elektronike” fitoi edicionin e 63-të të Festivalit të Këngës me këngën e tyre "Zjerm", e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025....

Mbështetje shtesë për fëmijët dhe pensionistët, Murati: Pagesat do të ekzekutohen javën e ardhshme

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se edhe këtë vit do të ketë mbështetje shtesë për fëmijët dhe pensionmarrësit. Murati ka bërë...

Lajmet e Fundit