Janjiq: Serbët e kanë obligim të dalin në zgjedhje

Dushan Janjiq.“Serbët e veriut të Kosovës, sikur edhe të gjithë serbët e Kosovës, kanë për obligim të dalin në zgjedhje, pasi që ky edhe detyrim që del nga Marrëveshja e Brukselit e nënshkruar në prill të këtij viti, në mes të Daçiqit dhe Thaçit”, ka thënë analisti, Dushan Janjiq.

Ai këto komente i ka bërë për FoNet, duke iu referuar siç e ka quajtur “realitetit të ri”.“Serbët duke marrë pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit, kanë mundësinë e vetme për të marrë pjesë në qeverisjen lokale të komunitetit të tyre. Kjo është e vetmja mënyrë për të ndërtuar një lloj autonomie dhe Bashkësie të Komunave. Mirëpo, mendoj që pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të nëntorit do të jetë më e ulët në veri, se sa në pjesët e tjera të Kosovës”, tha Janjiq.

Janiq i ka porositur serbët e Kosovës që t’i votojnë ato subjekte politike që e kanë programin më të mirë.

Më Shumë

Sot nis Botërori 2026

Sot zyrtarisht nis Kupa e Botës 2026, turneu më i madh në historinë e futbollit, që për herë të parë do të organizohet nga...

Dragashi shënon Ditën e Çlirimit

Me një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe solemne, Komuna e Dragashit ka shënuar 12 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Komunës, duke nderuar dëshmorët, veteranët...

Lajmet e Fundit