16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Japin dorëheqje dy anëtarë të Komitetit të Nobelit, arsye edhe shkrimtari Handke

Dy anëtarë të Komitetit të Nobelit për Letërsi dhanë dorëheqje të hënën, pjesërisht për shkak të ndarjes së çmimit Nobel për shkrimtarin austriak, Peter Handke, në muajin tetor.

Handke ka shkaktuar zemërim në Ballkan dhe me gjerë, për shkak të mbështetjes së zëshme për ish-presidentin serb, Sllobodan Millosheviq, gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, në vitet 1990.

Kristoffer Leandoer dhe Gun-Britt Sundstrom thanë se largohen nga Komiteti i Nobelit i Akademisë së Suedisë, ku kanë qenë të emëruar si anëtarë të jashtëm.

Dorëheqjet u konfirmuan nga Akademia dhe vijnë pak ditë përpara ceremonisë së ndarjeve të çmimeve Nobel, më 10 dhjetor.

Leandoer tha se nuk ka “durim” për reformat e brendshme që ka ndërmarrë Akademia pas një skandali të përdhunimit që e ka përfshirë atë në vitin 2017, transmeton REL.

Sundstrom, ndërkaq, listoi disa aryse për largimin e saj, përfshirë çmimin e këtij viti për Handken.

Ajo tha se ishte “e lumtur” që kishte marrë pjesë në dhënien e çmimit 2018 për poeten polake, Olga Tokarczuk, porse ishte kundër zgjedhjes së Handkes për vitin 2019.

Sundstrom tha se është kundër qëndrimit se “letërsia është mbi politikën” – një referencë kjo për polemikat rreth Handkes.

Sivjet, çmimi Nobel për letërsi është ndarë edhe për vitin 2018, edhe për 2019, pasi, vitin e kaluar, është anuluar për shkak të skandalit të përdhunimit në Akademinë suedeze.

Më Shumë

Arratisen me pushime Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez!

Si një nga yjet më të mëdhenj të sportit në botë, Cristiano Ronaldo ka fuqinë të kthejë kokën kudo që shkon (përveç Shteteve të...

114 vjet nga vdekja e shkrimtarit të shquar Mark Twain

Samuel Langhorne Clemens (30 nëntor 1835 – 21 prill 1910) njihet me emrin Mark Twain (Mark Tuejn), ishte një autor dhe humorist amerikan. Ai...

Lajmet e Fundit