-1.7 C
Prizren
E martë, 16 Dhjetor, 2025

Jashari: Kosova ka ushtri që nga viti 1997

BekimJashari-prekazManifestimi tradicional Epopeja e UÇK-së, ka filluar sot me parakalimin e pjesëtarëve të FSK-së në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku kanë qenë të pranishëm përfaqësuesit më të lartë të Republikës së Kosovës.

Përfaqësuesi i familjes së komandantit legjendar Adem Jashari, Bekim Jashari, pasi ka falënderuar të pranishmit, ka thënë se Kosova ka pasur ushtri që nga viti 1997. Ai ka uruar të gjithë qytetarët për shndërrimin e FK-së në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK).

“Të dashur vëllezër dhe motra, të nderuara institucione të Kosovës, të dashur dhe shumë të respektuar Ushtria e Kosovës që për ne keni qenë ushtri që nga viti 1997, më 28 nëntor që nga dalja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Urime emri i ri, e mbajtshi me shëndet, e trashëgofshi, e mbajtshi me krenari. Lavdi e përjetshme e të gjithë atyre që ranë për lirinë tonë që ne sot e gëzojmë. Urime festa”, ka thënë Jashari, shkruan Epoka e re.

Ndërkaq, presidentja Atifete Jahjaga, ka deklaruar se më 5, 6 dhe 7 mars qytetarët e Kosovës përkujtojmë dhe nderojmë sakrificën sublime të gjithë atyre, që dhanë jetën për shtetin, për lirinë dhe për paqen.

“Ne nuk kemi më kohë për të humbur, sepse shteti dhe shoqëria jonë ka nevojë për përmbylljen e të gjitha reformave që janë nisur. Vendit tonë duhet t’i krijojmë një e ardhme të qëndrueshme, një Kosovë stabile që do të mbetet rrëfim suksesi i përbashkët i yni dhe i bashkësisë ndërkombëtare dhe një vlerë e shtuar për aleatët tanë strategjikë. Ky ishte amaneti i të gjithë brezave që sakrifikuan për të sotmen tonë dhe këtë amanet ia kemi borxh Kosovës, që ta përmbushin për të ardhmen tonë”, është shprehur Jahjaga.

Më Shumë

Haradinaj takohet me Kilajn pas lirimit nga Haga: I urova kthimin e tij në shtëpi

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me Isni Kilaj, i cili u lirua ditë më parë nga burgimi në Hagë me kushtin e...

Substanca narkotike dhe armë zjarri i gjenden një personi në Prizren, dërgohet në mbajtje

Policia  në Prizren ka arrestuar një person të dyshuar, pasi gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar substanca që dyshohet se janë...

Lajmet e Fundit