18.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Jashari: Nga 1100 institucione arsimore vetëm 6 shkolla bojkotuan grevën

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jashari ka thënë për “FrontOnline” se prej 1100 institucioneve arsimore në Kosovë, vetëm një përqindje e vogël nuk i është përgjigjur vendimit të Këshillit Drejtues për mbajtjen e grevës së përgjithshme në vend pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e Ligjit për Paga për shërbyesit civil.

Jashari ka thënë se deri më tani janë në mbledhje të informacioneve dhe se së shpejti do të dalin me një raport të përgjithshëm, duke identifikuar shkollat që kanë vazhduar me mësimin.

“Jemi në mbledhje të informacioneve nga kryetarët e niveleve komunale që i kemi në tërë Kosovën. Do të presim të shohim dhe ta bëjmë një raport që të shohim se kush po i përgjigjet grevës e kush jo e pastaj mediave do t’i drejtohem me njoftim. I kemi lutur kryetarët e shkollave që t’i shënoj në shkollat që nuk e kanë respektuar vendimin e Këshillit Drejtues dhe në ato shkolla do t’i bëjmë publike me korrektësinë më të madhe që mundemi”, ka deklaruar Jashari për “FrontOnline”.

Ai ka thënë më tutje, se nuk do të mbështesin këto shkolla, për siç i ka quajtur ai që për “teket e tyre ose arsye tjetër kanë vazhduar me mësimin”.

“Nuk do të mbështetemi asnjë shkollë për teke apo ndonjë arsye tjetër nuk e kanë respektuar këtë vendim. Nga 1100 institucione arsimore kanë dalë 5-6 shkolla me përqindje më të vogël që nuk e respektuan vendimin tonë. Ne do të jemi në kontakt me kolegët tanë dhe të shohim se cilat kanë qenë arsyet e bojkotimit të grevës”, shtoi më tutje Jashari.

Kujtojmë se vendimi i Sindikatave të arsimit, shëndetësisë dhe policisë së Kosovës erdhi pasi Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të pezullohet zbatimi i Ligjit për pagat në sektorin publik. /FrontOnline/

Më Shumë

Specialja ia ndërpret paraburgimin Isni Kilajt, obligohet t’i japë 30 mijë euro dorëzani

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim që t’i ndërpritet paraburgimi Isni Kilajt, ndonëse sipas tyre ende ekziston dyshimi...

Hodaj: 1697 ankesa nga qytetarët në Inspektoratin Policor të Kosovës

Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, ka nisur raportimin në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Kuvendit të Kosovës...

Lajmet e Fundit