15.8 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025

Java e Lëvizjes nis me përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit

Nesër në Prizren fillon aktiviteti i përvitshëm, Java e Lëvizjes, gjatë së cilës do të ketë një sërë aktivitetesh.

Java e Lëvizjes nis me përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit dhe e vazhdon deri në ditëlindjen e veprimtarit Ukshin Hotit.

Dita e parë është Dita e Lidhjes, e edhe kësaj radhe Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar aktivitete të ndryshme, në qytetin e Prizrenit, për ta shënuar këtë datë me rëndësi të madhe historike e kombëtare.

Në orën 17:00 do të hapet një ekspozitë për ngjarjet më të rëndësishme dhe protagonistët e Lidhjes së Prizrenit, afër objektit të Lidhjes, ndërsa në orën 18:00, mbahet një ligjëratë tek objekti i Lidhjes së Prizrenit, nga Elvis Hoxha dhe Donik Sallova.

Aktiviteti i tretë do të jetë marshimi me flakadanë, nga Kalaja deri tek objekti i Lidhjes së Prizrenit. Nisja nga Kalaja bëhet në orën 21:00. Në orën 21:40, do të jenë fjalimet përmbyllëse për Ditën e Lidhjes, nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe veprimtari politik nga Sanxhaku, Sulejman Ugljanini.

Ndër aktivitetet të tjera do të jetë edhe ai në ora 16:00, kur do të promovohet libri “Gërsheti i Prerë” i aktivistes Majlinda Bregasi te libraria “Altera” në Prizren.

Java e Lëvizjes nis me përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit

Më Shumë

Xhamia e Sinan Pashës – Trashëgimia e pasur historike e Prizrenit

Xhamia e Sinan Pashës ndodhet në Zonën Historike të qytetit të Prizrenit. Është ndërtuar në vitin 1615 nga ana e Sofi Sinan Pashës – person...

Zenun Totaj, një penë e artë nga Hasi që u ndal para kohe

Edhe pse kisha dëgjuar shumë më herët, me poezinë e Zenun Totës (1955-1974), për herë të parë u njoha në janar të vitit 1992. Po...

Lajmet e Fundit