Javë me shi dhe shkarkime rrufesh, në viset malore edhe borë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vendi ynë do të ndikohet nga masat e lagështa të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferikë, ndërsa si pasojë e vranësirave të dendura e herë–herë konvektive do të krijohen kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

IHK njofton se sa i përket temperaturave ato do të pësojnë rënie sidomos në vlerat e maksimaleve.

Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-22 gradë Celsius.

Dita e martë do të shënoj rënie në vlerat e maksimaleve, parashihen reshje shiu në vise të ulëta dhe vise me lartësi mesatare, derisa në viset malore me lartësi mbi 1500m mbi nivel të detit, reshjet e shiut do të jenë të shoqëruara edhe me fjolla bore.

Sipas parashikimeve numerike dhe sinoptike reshjet parashihen të fillojnë diku në orët e vona të ditës së hënë për të vazhduar edhe ditën e marte.

Të mërkurën reshjet do të zvogëlojnë intensitetin, kurse të enjten parashihen edhe rreze dielli. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-16m/s. /Telegrafi/

Më Shumë

Rahoveci përkujton dëshmorët e Anadrinisë

Në Rahovec janë zhvilluar aktivitete përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Anadrinisë, duke sjellë në vëmendje përvjetorë të rëndësishëm të rënies së tyre për...

Aktakuzë ndaj një personi dhe një kompanie në Dragash, ngarkohen se dërguan aparate të vjetra të fotokopjimit në shkolla në vend të pajisjeve të...

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.P., dhe personit juridik “B. Sh.P.K.”, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë...

Lajmet e Fundit