18.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Javën tjetër grevë në arsim

RrahmanJasharaj-sbashkKryetari i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe të Kulturës së Kosovës, Rrahman Jasharaj, ka paralajmëruar ndërprerje të mësimit javën tjetër.

Kjo, nëse nuk nisë së zbatuari kontrata kolektive, dhe i kërkon kryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Haxhi Arifi, që të mbrojë marrëveshjen e nënshkruar nga Arifi dhe ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Sindikata ka paralajmëruar se të martën do të mbajnë grevë në orën e parë në ndërrimin e paradites dhe atë të pasdites, dhe në rast se nuk arrijnë ndonjë marrëveshje me Qeverinë e Kosovës do të shkohet në grevë të përgjithshme, me përjashtim të institucioneve të arsimit parashkollor.

Jasharaj në një intervistë për RTK, ka thënë se mësimdhënësit kërkojnë mirëmbajtje në arsim, siç është shprehur ai dhe nuk shqetësohen shumë për pagat.

Më Shumë

Nga 1 maji, udhëtarët kalojnë pa ndalesa në kufirin Kosovë-Shqipëri

Nga sot ka hyrë në fuqi marrëveshja për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë, e cila u mundëson qytetarëve të kalojnë kufirin pa...

Kujtohen vitet e rezistencës: Vizitohet objekti ku u mbajt gjallë arsimi shqip në Prizren

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka realizuar sot një vizitë në objektin që kishte shërbyer si shkollë gjatë viteve më të vështira...

Lajmet e Fundit