15.3 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Një ministër, tre zëvendës!

Isa mustafa  ,mbledhje qeverisQeveria e Isa Mustafës, në kabinetin e saj do të numëroj hiq më pak se 50 zëvendësministra, që i bie më shumë se dyfishi i numrit të ministrave.
Dy partnerët në koalicion, PDK dhe LDK tashmë janë pajtuar që të propozojnë nga një zv/ministër në secilën ministri.

Kësisoj, PDK do të këtë 21 zv/ministra, aq sa do të këtë edhe partia e Isa Mustafës, LDK.

Hisen e tyre në këto pozita, do të kenë edhe minoritetet, duke shtuar kështu numrin e zv/ministrave në hiq më pak se 50 sosh. Në përllogaritje të thjeshtë, i bie që secili nga 19 ministrat që drejtojnë resorë të caktuar, hiq dy ministrat pa portofol, të kenë nga tre zv/ministra.

Ky numër është konfirmuar edhe nga burimet e Gazetës Tribuna. Sipas tyre, ditëve në vijim pritet zyrtarizmi i tyre.

E gjithë kjo shtyrje, sipas këtyre burimeve, po bëhet për shkak të presioneve të mëdha nga njerëzit e këtyre dy partive për këto poste. Një ditë më herët shefi i Qeverisë, Isa Mustafa ka reaguar ndaj kritikave që po i bëhen rreth madhësisë së kabinetit qeverisës duke thënë se “edhe pse jemi shtet i vogël, ky shtet duhet të ketë gjymtyrët e tij”. /Gazeta Tribuna/

Më Shumë

Dita Ndërkombëtare e Mamive shënohet në Spitalin e Prizrenit

Në ambientet e Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është shënuar simbolikisht 5 Maji - Dita Ndërkombëtare e Mamive, një ditë...

Prokuroria në Prizren siguron urdhrin për ngrirjen e 42 pronave në vlerë rreth 3 milionë euro

Prokuroria në Prizren ka bërë të ditur se ka siguruar një urdhër për të ngrirë 42 prona në vlerë rreth 3 milionë euro. Kjo në...

Lajmet e Fundit