6.2 C
Prizren
E enjte, 26 Shkurt, 2026

“Jemi partnerë në krim”, Viky Varga dhe Graziano Pelle po zbaviten në izolim

Bukuroshja hungareze, Viktoria Varga, vazhdon të jetë shumë aktive në Instagram. Partnerja e sulmuesit italian, Graziano Pelle, ka publikuar së fundmi një video të saj dhe të partnerit, duke bërë kërcimin e famshëm që po bëhet viral në Tik Tok.

Me streçe të shkurtra dhe të ngushta, Viky i lë shumë pak vend imagjinatës, ndërsa Pelle duket se po i shijon më së shumti ditët e izolimit. Dyshja simpatike janë rikthyer në Itali, pasi nuk preferonin të rrezikonin duke qëndruar në Kinë, aty ku Pelle aktivizohet me Shandong Luneng.

Në videon e publikuar, Viktoria Varga shkroi: “Partnerë në krim”, referuar filmit të famshëm amerikan me të njëjtin titull, publikuar në vitin 1937. Viktoria dhe Pelle duken në formë të shkëlqyer dhe në Instagramin ku ndiqet nga më shumë se 450 mijë fansa, bukuroshja hungareze nuk ngurron asnjëherë të na mbajë të informuar me foto dhe video nga më të ndryshmet.

Më Shumë

Prizren, shëndetësia përtej kufijve lokalë (Video)

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka rritur numrin e shërbimeve shëndetësore, që nuk anashkalojnë edhe pacientë nga qarqet e veriut të Shqipërisë. Drejtues të...

93-vjetori i vdekjes së mësuesit të parë shqiptar nga Prizreni të dokumentuar në Kosovë, Dom Mikel Tarabulluzi

Në 93-vjetorin e kalimit në amshim, përkujtojmë Dom Mikel Tarabulluzin, meshtarin, mësuesin dhe atdhetarin që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e arsimit dhe...

Lajmet e Fundit