Jep dorëheqje kryetari i LDK-së në Dragash

Ka dhënë dorëheqje kryetari i degës së LDK- së në Dragash, Selim Kryeziu.

Ai, thotë se këtë vendim e ka marrë për shkak rezultatit të dobët në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Postimi i plotë:

Të nderuar bashkëpunëtorë, aktivistë e votues të LDK-së

Duke marrë përsipër rezultatet e dobëta të 14 shkurtit, ashtu siç kam paralajmëruar edhe më herët, unë Selim Kryeziu, kryetar i deritashëm i Degës së LDK-së në Dragash, jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të Degës. Këtë vendim sot me shkrim ja kam dorëzuar edhe Kryesisë së degës.

Kam vlerësuar se unë, si kryetar, ekskluzivisht mbaj përgjegjësinë për këtë rezultat të dobët në Degë.

Meqenëse, në pozitën si anëtar i Këshillit të përgjithshëm të LDK-së, jam nga pozita e kryetarit të degës, atëherë, jap dorëheqje edhe nga kjo pozitë, duke i hapur kështu rrugë kryetarit të ardhshëm që të zë këtë vend.

Shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi, votuesit e mi, ata të cilët janë ballafaquar bashkë me mua në beteja aspak të lehta politike gjat këtyre gjashtë viteve. Ju kërkojë falje atyre për vendimin që kam marrë, por unë mendoj se kjo është gjëja e duhur që duhej ta bëja.

Suksese LDK-së, suksese kryetarit të ardhshëm të Degës, suksese kryetarit të ri të LDK-së, z. Lumir Abdixhiku!

Në fund, s’kam si të mos e falëndroj kryetarin tashmë të dorëhequr, akademikun Isa Mustafa, për bashkëpunim e respkt të ndërsjellë!
Faleminderit të gjithëve!

 

Më Shumë

Në Prizren shënohet Dita Botërore e Infermierit

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren është shënuar sot 12 Maji – Dita Botërore e Infermierit, në shenjë vlerësimi dhe falënderimi për...

Drini i Bardhë “shpërthen” në Gjonaj, gjashtë gola ndaj Dardanisë

Drini i Bardhë ka dhuruar spektakël para tifozëve vendas në Ligën e Dytë, duke triumfuar me rezultat bindës 6:2 ndaj Dardanisë. Skuadra nga Gjonaj zhvilloi...

Lajmet e Fundit