Jep dorëheqje Mirsad Çollaku

Kryetari i Lirisë së Prizrenit, Mirsad Çollaku, ka dhënë dorëheqje.

Në vend të tij, është emëruar Qemal Krasniqi.

“Për vitet që kam qenë në krye të klubit jam munduar të jap më të mirën”, tha ai.
Sipas tij, sukseset janë arritur, falë ndihmës së gjithëve mbështetësve, “sidomos Komunës së Prizrenit”.

Ndërkaq, kryetari i ri i Lirisë, Qemal Krasniqi falënderoi Çollakun për kontributin e dhënë.

“Shpresoj të rrisim bashkëpunimin edhe më shumë, të ngrisim edhe më lartë Lirinë”, tha Krasniqi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Lajmet e Fundit