23.8 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Dragashi emëron pesë drejtorë

Komuna e Dragashit deri tani nuk ka zbatuar standartin e barazisë gjonore. Nga tetë drejtoritë e komunës 5 do udhëhiqen nga drejtor burra, ndërsa tri drejtori kanë mbetur ende pa u emëruar.

Eroll Bajrami nga PDK është zgjedhur drejtor i Administratës, Vloran Cenaj nga PDK, drejtor i Arsimit, Valon Shabani nga PDK drejtor për Ekonomi, Financa e Zhvillim, Bean Haxhihasan nga VAKAT drejtor për Urbanizëm, Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit dhe Lirim Hajredini nga AKR drejtor për Kulturë, Rini e Sport.

Kryetari i ri i komunës në një deklaratë për KALLXO.com ka thënë senë ditët që vijnë pritet edhe emërimi i 3 drejtorëve të tjerë.

Ndër të tjera, KALLXO.com, ka shkuar se në web faqen e kësaj komune ende nuk është ndërruar profili i kryetarit të kaluar.

Edhe pse zyrtarisht, Shaban Shabani është kryetar i Komunës së Dragashit, në web faqe të kësaj Komune, te profili i kryetarit qëndrojnë foto dhe të dhënat e kryetarit të kaluar Salim Jenuzi.

Gjithashtu, Shabani para se të zgjidhej kryetar ka dhënë zotimet e veta të cilat pritet t’i përmbushë gjatë mandatit të tij katër vjeçar.

Më Shumë

Prizreni pret delegacionin e Elbasanit, në fokus shkëmbimi i përvojave për qeverisje lokale

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Simir Krasniqi, priti sot përfaqësuesit e Këshillit Bashkiak të Elbasanit, të udhëhequr nga Lutfi Lala. Në takim...

27 vjet nga masakra në Bukosh të Suharekës

Sot mbushen 27 vjet nga masakra në Bukosh të Suharekës. Me rastin e këtij përvjetori, mbahen homazhe në nderim të 25 martirëve të rënë...

Lajmet e Fundit