9 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Jep dorëheqje nënkryetari i LDK-së në Prizren

Hanefi Muharremi ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetarit të LDK-së në Prizren.

Si arsye të dorëheqjes Muharremi ka thënë se po dëshiron të ju krijojë më shumë hapësirë të rinjve, në zgjedhjet e brendshme që pritet të mbahen në degën e këtij subjekti politik.

“ Nuk kam ndonjë arsye të veçantë, përveç që po dua me kiju hapësirë të tjerëve “, tha Muharremi për “PrizrenPress”.

Dorëheqjen ia ka ofruar ushtruesit të detyrës së degës së LDK-së në Prizren, Hatim Baxhakut.

Hanefi Muharremi ditë më parë ka dhënë dorëheqje nga Kuvendi i Prizrenit.

Ai, në zgjedhjet e fundit lokale ishte bartës i listës së LDK-së.

Dega e LDK-së në Prizren, ndërkaq pritet të shkojë në zgjedhje të brendshme, pas dorëheqjes së kryetarit të saj, Anton Quni.

Quni pati dhënë dorëheqje për shkak rezultateve jo të mira, në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar. /PrizrenPress.com/

 

 

Më Shumë

Brenda 24 orëve ndodhën 42 aksidente në trafik, policia shqiptoi 807 dënime

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar dhjetëra aksidente trafiku, ku përveç dëmeve materiale, një numër i konsiderueshëm i rasteve kanë përfunduar...

Arrestohet një person në Prizren, i gjenden marihuanë, kokainë dhe një thikë

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve. Sipas burimeve, rasti ka ndodhur më 17 mars 2026,...

Lajmet e Fundit