Në Suharekë u konfiskuan 31 kg marihuanë dhe u arrestuan gjashtë persona

Gjashtë persona janë arrestuar dhe 31 kilogramë narkotikë të llojit “marihuanë” janë konfiskuar në aksionin e zhvilluar sot nga Prokuroria dhe Policia në fshatin Shirokë të Suharekës.

Prokurorja e rastit Arjana Shajkovci tha në një konferencë për media se katër nga të arrestuarit janë nga Maqedonia e Veriut dhe dy nga Kosova.

Ajo theksoi se janë konfiskuar po ashtu edhe gjashtë telefona, një lap-top, DVR tre makina dhe para në vlerë prej 2 mijë e 185 eurosh.

“Gjashtë të arrestuar. Katër persona janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe dy janë shtetas të Republikës së Kosovës. 32 kilogramë drogë të llojit “Marihuanë”, 2 mijë e 59 bimë të mbjellura në saksi që janë konfiskuar dhe narkotikë që kanë qenë të përgatitura për shitje”.

“Janë sekuestruar tre automjete në vendin e ngjarjes. Njëra është e markës BMë, Ford dhe Opel Zafira. Po ashtu janë sekuestruar edhe gjashtë telefona mobil, një lap-top, DVR dhe 2 mijë e 185 euro para të gatshme”.

Substanca narkotike është gjetur në kulmin e një objekti shtatë katësh.

Më Shumë

Arbër Prekazi zyrtarizohet te Liria

Liria ka prezantuar zyrtarisht futbollistin Arbër Prekazi si përforcimin më të ri të skuadrës në prag të sezonit të ri. Klubi prizrenas bëri të ditur...

Aulon Shabani rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Aulon Shabani, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe për tre vitet e ardhshme. Klubi...

Lajmet e Fundit