12.7 C
Prizren
E hënë, 9 Mars, 2026

Jeta në rrethojën e ngritur për Kupën e Botës

Në një ditë të ftohtë të dimrit në shkurt, banorët e një blloku apartamenti në qytetin e Kupës së Botës, Yekaterinburg u shkëputën prerazi nga qasja e tyre në rrugën kryesore, nga oborri dhe po ashtu nga hapësira e parkingut.

Një rrethojë e metaltë e sigurisë tash ndante ata nga stadiumi i futbollit që do të organizojë katër ndeshje gjatë Kupës së Botës, shkruan Koha Ditore.

Barriera e lartë tri metra, që monitorohet nga kamerat, është shtrirë përgjatë disa blloqeve të apartamenteve dhe do të qëndrojë atje deri në gusht, ndonëse Botërori përfundon më 15 korrik.

Policia ka paralajmëruar banorët që të mos përdorin ballkonet e tyre, të hapin dritaret apo të qëndrojnë në afërsi të dritareve gjatë ndeshjeve, pasi mund të qëllohen nga snajperistët që do të mundë të përzienin ata me ndonjë sulmues të mundshëm..

Më Shumë

OVLUÇK-ja: E papranueshme dhe fyese që kategoritë e dala nga lufta s’u ftuan në Kuvend për seancën kushtuar ‘Epopesë së UÇK’-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së përmes një reagimi publik ka thënë se është e papranueshme dhe fyese që në seancën solemne për...

Kastrati: Të futet në kurikulat mësimore lufta e UÇK-së

Kadri Kastrati, njëri ndër komandantët e UÇK-së, tha se çdo shqiptar duhet ta dijë se Meka dhe Medina e shqiptarëve janë Prekazi, varrezat e...

Lajmet e Fundit