17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Jo më larg se katër blloqe

Shkruan: Agnesa Uzunaj

E kishte menduar për tashmë shumë kohë atë studio. Madje rruga që përshkoi deri tek shtëpia e bëri të mendonte se nuk qe nisur fare nga fillimi. Hyri brenda në shtëpi dhe gjersa po ngjitej shkallëve, e ëma e vërejti menjëherë se Vesa po sillej disi ndryshe. E pyeti në atë moment se ç’kishte ndodhur me shikimin e saj, iu duk jo edhe aq e zakonshme për një vogëlushe si ajo të jetë aq e fokusuar saqë të harronte përqafimin e ngrohtë që i jepte së ëmës çdoherë kur hynte në shtëpi.

-Më fal nënë, por thjesht më duket se jam lodhur pakëz, – ia ktheu Vesa.
-Je lodhur?! – u përgjigj habitshëm e ëma.
-Po, por nuk kam asgjë për t’u shqetësuar!
Dhe me të vërtetë kjo përgjigje aq e shpejtë e saj në njëfarë forme e qetësoi sadopak të ëmën, por jo edhe kureshtjen e saj për të kuptuar atë se çfarë kishte ndodhur me Vesën, saqë të ndryshonte komplet mimikën dhe sjelljen e saj.

Pasi hyri në dhomë, menjëherë iu afrua dritares e cila ishte e vetmja gjë që i dhuronte asaj një këndvështrim tjetër të botës që e rrethonte, aty ku thyhej drita dhe shkëlqente mbi nuancat më të bukura para syve të saj ngjyrë kafeje. Ishte fëmija i vetëm i shtëpisë dhe padyshim që gëzimi dhe lumturia vetë. Arsyeja e vetme që prindërit vendosën ta quajnë Vesa ishte për faktin se që në momentin kur ky engjëll për ta i hapi sytë, ngazëllimi dhe pafajësia që depërtonte përtej bebëzave të syve të saj të vegjël, për ta ishte e pakrahasueshme, dukej si një vesë mbi lulet e sapoçelura, thjesht sinonim i ndjesisë hyjnore. Vesa e vogël e cila shndriste vetëm buzëqeshje dhe pozitivitet dhe ishte jehonë e asaj familjeje…

…Pikëvështrimin tashmë e kishte kudo, rreth e përqark lagjes e deri tek qielli blu që shtrihej mbi kokën e saj. Teksa po mbështeste kokën te muri pranë dritares, vizioni i saj prej fëmije e dërgoi përtej atyre katër mureve. Ishte katër blloqe më lart, aty ku e pa dhe nuk ia hiqte dot sytë asaj studioje përplot libra, dokumente dhe stilolapsa të vendosur kudo në rast se do të harrohej ndonjëri mbi tavolinë. Iu duk se gjithmonë e kishte pasur afër ndenjën e të qenurit ulur në atë karrige, rrethuar mes miqsh të mirë (librat), duke ndjerë aromën e këndshme të faqeve njëra pas tjetrës dhe relaksin që i ofronte leximi.
Vesa ishte ndryshe, edhe pse ende e re, ambiciet dhe vizioni i saj mbi jetën dhe planet e së ardhmes ishin brilante. E vetmja gjë që i mungonte asaj ishte një krah mbështetës në aspektin social të familjes. Mirëpo, pa marrë parasysh rrethanat, ajo e kishte vendosur se do të luftonte për vendin e saj si një shkrimtare e ardhshme, prandaj edhe e mendonte gjatë tërë kohës atë studio. Dhe tashmë e kishte vendosur, të nesërmen do ta vizitonte pronarin atij.

Të nesërmen u zgjua herët, zbriti shkallëve më shpejt se zakonisht, e kjo të krijonte bindjen se ishte pjesë e ndonjë koorporateje të famshme të vendit.
Mbërriti më në fund. Trokiti si me drojtje dhe mbajti vesh. U dëgjua një zë Hyr. Vesa hyri brenda dhe pa që aty pranë ishte ulur një zotëri në moshë, mbante syze dhe po lexonte një libër mjaft voluminoz.

Iu afrua tavolinës dhe u prezantua para zotëriut të panjohur e mjaft misterioz para syve të saj:
-Përshëndetje zotëri, – ia priti ajo. Më quajnë Vesa dhe banoj jo më larg se katër blloqe larg studios suaj. Më ka lënë shumë përshtypje fakti që posedoni kaq shumë libra dhe unë adhuroj leximin dhe librat. Prandaj edhe doja shumë që ta shihja të paktën një herë këtë vend kaq të mahnitshëm.
Zotëriu e shikoi njëherë me habi e pastaj qeshi.
-Më habit shumë fakti se si një vogëlushe si ty, që po supozoj rreth moshës dymbëdhjetë vjeçe, të jetë aq e dhënë pas librave. Kurrë nuk kam parë dikë që t’i shndrisin sytë nga ato rafte të mbushura përplot me to, – ia ktheu ai. Papritmas, pa që vajza tashmë kishte hyrë në botën e librave saqë nuk ia kishte vënë veshin gjatë kohës që po fliste dhe kjo qe mjaft interesante dhe qesharake në të njëjtën kohë për të.

Kaluan ca kohë dhe këta dy u njoftuan edhe më shumë me njëri-tjetrin, dhe për Artanin (zotëriu-pronari i studios) ishte shumë mbreslënës takimi me një vogëlushe që admironte librat dhe e shihte veten mes tyre në të ardhmen. Në sytë e saj vërejti një botë të tërë, univers që absorbon vetëm njohuri dhe di të shkëlqejë në sytë e të tjerëve. E dinte sigurt që kjo vajzë një ditë do të arrinte shumë dhe për atë, ai shprehu dëshirën që Vesa mund të vinte sa herë të donte dhe të merrte librat që i preferonte më shumë.

Talenti i saj u vërejt sidomos pas kërkesës për të përfunduar një artikull që iu besua pikërisht asaj. Ishte pakëz e vështirë për të si fillim, mirëpo me kohë e kuptoi që aftësitë e saj dhe sensi që kishte për shkrim shkonte përtej frikës se a do t’ia dilte mbanë. Që nga ajo ditë, Vesa ua dëshmoi jo vetëm shoqërisë por edhe të gjithë atyre që kishin të njëjtën situatë si ajo, se asgjë nuk ia vlen të përmendet si e pamundur përderisa ka mijëra rrugëdalje. Është puna dhe vullneti ai që të ngrit, të etiketon si të veçantë dhe unike dhe se sa shumë dëshiron të arrish në jetë. Tashmë një autore mjaft e pëlqyer për të tjerët, ajo që kur kthen kokën pas thotë “ia dola”. Ajo që nuk u dorëzua asnjëherë por u ngrit më e fuqishme se kurrë. Vajza me flokë të arta, jo më larg se katër blloqe nga studioja që ia ndryshoi ritmin e jetës…!

Agnesa Uzunaj kl.IX/1, shkolla “Zenun Çoçaj” në Gjonaj

Më Shumë

I shkaktuan vazhdimisht dhunë psikike – viktima nga Malisheva përfundon në QKUK

Një grua nga Malisheva ka përfunduar për trajtim mjekësor në QKUK, si pasojë e ushtrimit të dhunës psikike ndaj saj nga dy persona. Rasti ka...

Universiteti “Ukshin Hoti” arrin marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Karamanoglu Mehmetbey nga Turqia

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universiteti Karamano?lu Mehmetbey nga Turqia, sot kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi. Siç bëhet e ditur sipas njoftimit, marrëveshja është...

Lajmet e Fundit