19.7 C
Prizren
E martë, 29 Prill, 2025

“Jo për ju, por për të mbrojtur flamurin”

Kombëtarja shqiptare po kalon një periudhë të vështirë. Kuqezinjtë zhgënjyen totalisht në këtë edicion të Nations League, duke u renditur në vendin e 3-të.

Në sfidën e fundit, tifozët, të zemëruar me të drejtë, nuk pranuan duartrokitjet e lojtarëve në fundin e sfidës me Islandën (1-1), duke iu përgjigjur atyre thjeshtë me vërshëllima.

Tifozat Kuq e Zi kanë bërë sot një postim në rrjetet sociale ku u bëjnë të qartë futbollistëve se situata nuk do të ndryshojë deri sa ta kuptojnë se jeni duke luajtur për Kombëtaren, për Shqipërinë!

“Tifozat Kuq e Zi kanë qenë, janë dhe do të jenë përgjithmonë ambasadorët e Shqipërisë! Në shkallët e të gjitha stadiumeve ku luan Kombëtarja kemi qenë e do të jemi aty, jo për t’ju parë juve, por për të mbrojtur nderin e flamurit më të bukur në botë.

Për atë flamur do të jemi gjithmonë sepse e kemi detyrim. Ne nuk duam të vraponi pas fitoreve, por duam t’ju shohim se si luftoni për ngjyrat Kuq e Zi. Nuk duam ta shikoni Shqipërinë si një vend ku mund të tregoni cilësitë tuaja, por një vend ku thirrja është një mision, e fusha është betejë në të cilën duhet derdhur djersë e gjak!

Të gjithë do të shkojnë, ne do të mbetemi, reflektimi juaj tashmë mbetet për t’u parë. Situata nuk do të ndryshojë deri sa ta kuptoni se jeni duke luajtur për Kombëtaren, për Shqipërinë! E mos harroni se, më të vlefshme se Shqipëria, nuk ka asgjë!” – shkruan TKZ.

Më Shumë

Komuna dhe QRTK-ja në Prizren me ujdi për ruajtjen dhe restaurimin e trashëgimisë kulturore

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prizrenit dhe Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi, për zhvillimin e një...

Kuvendari i Prizrenit reagon për mungesën e ujit në varreza, “Hidroregjioni Jugor” tregon vlerën e borxhit

Ndërprerja e furnizimit me ujë në varrezat e qytetit është ngritur si shqetësim në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Komunës së Prizrenit. Madje...

Sonte

Lajmet e Fundit