Jose Mourinho është duke u rreshtuar për një rikthim shokues te Real Madrid, sipas raportimeve.
Ish-trajneri i Chelsea, Manchester United dhe Tottenham, 60 vjeç, duket se do të largohet nga Roma në fund të sezonit kur i skadon kontrata.
Në fillim të kësaj jave u pretendua se gjigantët e Serie A nuk kanë ndërmend të zgjasin marrëveshjen e tij pasi Antonio Conte mund ta zëvendësojë atë.
Por Mourinho mund të mos jetë pa punë për një kohë të gjatë, pasi Real Madrid po peshon një lëvizje të mundshme për trajnerin portugez.
Trajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti pritet të largohet nga “Bernabeu” gjatë verës për t’u bërë trajner i Brazilit.
Sipas gazetës katalanase “Mundo Deportivo”, Mourinho mund të rikthehet për një periudhë të dytë në kryeqytetin spanjoll pasi Real e konsideron atë si një nga tre kandidatët e mundshëm. Zinedine Zidane dhe trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso janë emrat e tjerë.
Mourinho kaloi tre sezone te Real Madrid midis 2010 dhe 2013. Ai fitoi Kupën e Mbretit në vitin 2011, përpara se të fitonte titullin e La Liga-s dhe Superkupën e Spanjës vitin e ardhshëm.
Mourinho u lidh me një periudhë të dytë në klub në 2019 pasi Julen Lopetegui u shkarkua. Por Real-i përfundoi duke siguruar rikthimin e Zidane.
Pavarësisht se Mourinho është i lidhur me 14 herë kampionët evropianë, ka ende njëfarë paqartësie nëse Ancelotti do të qëndrojë në klub.
Marrëveshja e tij përfundon në fund të sezonit, por mësohet se ai do të pranonte një rinovim të kontratës nëse ofrohet.
Ancelotti gjithashtu ende nuk ka nënshkruar zyrtarisht asgjë me Brazilin, pasi ai është në pritje të një vendimi përfundimtar nga Real Madrid.Albanian Post